LIVE UPDATES
Politike

Meta: Ahmetaj është kthyer në një institucion kyç që po lufton organizatën kriminale

Teksa opozita denoncon se modeli KAYO po përsëritet edhe në shëndetësi, Meta kishte një apel për ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

12 September 2026, 17:17 Nga E. D
Meta: Ahmetaj është kthyer në një institucion kyç
Arben Ahmetaj, Ilir Meta

TIRANË- Presidneti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi lidhur me denoncimet e forta të ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj, në emisionin Çim Peka Live për trafikun ndërkombëtar të armëve. Në një intervistë për syri.net nga qelia, Meta tha se Ahmetaj është kthyer në një institucion kyç që po lufton organizatën kriminale, siç e cilëson ai qeverinë e Edi Ramës. Teksa opozita denoncon se modeli KAYO po përsëritet edhe në shëndetësi, Meta kishte një apel për ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Pjesa e dyte e Intervistes:

Pyetje: Meqënëse përmendët Ermal “Raketën” dhe Ron Yeffet, a besoni në akuzat e ish-Zv/Kryeministrit Ahmetaj?

Ilir Meta: I vetmi fakt që kam vënë në dyshim nga Z. Ahmetaj ka qenë vërtetësia e verës 33 mijë euro që pinte Edi Rama me Gysin dhe të tjerë. Por kur u sekuestrua “pa dashje” kantina prej 3 milion euro isha i detyruar ta besoja. Akoma më shumë kur kjo provë material tejet voluminoze “avulloi” brenda natës me dashje u binda edhe më shumë. I përndjekuri nga organizata kriminale si djali plangprishës sot është kthyer në një institucion kyç që po lufton me fakte tronditëse organizatën kriminale, që qeveris vendin.  Çfarë nuk është vërtetuar nga faktet e tij të mëparshme?

Pyetje: Por a mund të jetë ai i besueshëm që aq kohë që i shmanget drejtësisë?

Ilir Meta: Cilës drejtësi? Asaj që urdhërohet nga Edi Rama, i cili tha publikisht se po të ishte ai gjykatës i Ahmetaj do të ishte më i ashpër? Përse? Se nuk firmosi që borxhin publik ta menaxhonte Roni? Apo sepse me shkresa zyrtare ka kundërshtuar që faturën e inceneratorëve ta paguante buxheti i shtetit? Apo për çështjen “pabukë” të bukës?

E besoj plotësisht skenarin e eleminimit të tij fizik “rastësisht” në paraburgim pasi kështu i vihej kapak edhe aferës së inceneratorëve, ku Ahmetaj nuk ka asnjë firmë dhe përgjegjësi personale, por edhe u tregohej të gjithë të pabindurve për të firmosur symbyllurazi çdo aferë të kreut të organizatës se si do të përfundonin.

Edhe kërcënimet ndaj fëmijës së tij dhe familjes së tij janë shumë të besueshme. A nuk u kërcënuan të afërmit e deputetes Marjana Koçeku për shkak të kritikave të saj publike? A nuk u kërcënuan të afërmit e zonjës Spiropali për shkak të kritikave të saj? Kam një pyetje për të gjithë kritikët e Ahmetaj, të sponsorizuar nga regjimi. Si do mbronte veten ky politikan në një regjim gjyqësor që po përjashton edhe gazetarët e pavarur nga procesi i gjykimit dhe që bullizon edhe avokatët?

A mund t’i ekspozonte ai të gjithë ato fakte në interes të publikut nëse do ishte në paraburgim? Vetëm pse unë iu përgjigja dy-tre pyetjeve të gazetares Beti Njuma u dënova në mënyrën më kriminale nga regjimi për një vit dhe për tre jave këta kriminelë nuk lejuan motrën time të më takonte. Si do komunikonte Z. Ahmetaj me publikun, kur dihet se disa gazetarë edhe pse kanë marrë leje prej një viti nga SPAK për të më intervistuar mua nuk lejohen?

Kjo nuk ka ndodhur as në Rusinë e Putinit. Ndaj Ahmetaj po i bën shërbime historike vendit dhe kombit duke denoncuar me fakte dhe prova organizatën kriminale, e cila është e tillë së pari në kuptimin penal për shkak të organizimit dhe qëndrueshmërisë së saj në kohë. Vetëm grabitja e qindra milion euro publike përmes modelit “Kayo” në shumë sektorë e provon këtë penalisht.

Dhe së fundmi, duke e uruar Ministren e re të Shëndetësisë për detyrën e saj dhe meqënëse e njoh prej kohësh, jo vetëm për të mirën e saj, i kërkoj të mos firmosë symbyllurazi, pavarësisht nga “besa” e Akrepit. Sepse kur kurban i “Besës” u bë edhe Besforti nuk do shumë mend të parashikosh edhe fatin e të tjerëve. Pse i marrë ishte Shkëlqim Cani që pranoi më mirë të largohej se sa të bëhej kokë turku? Jo, sepse ai e dinte rëndësinë e firmës dhe se ç’ndodh kur firmos “fap fap”. Të gjithë duhet të reflektojnë sa më parë për të mirën e tyre. Përndryshe gjithçka konsiderohet me dashje./Dosja.al

ilir meta arben ahmetaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin