30 April 2023, 19:44
Nga F.M
Sali Berisha
VAU I DEJËS- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria zotërohet nga diktatura, referuar qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Teksa prezantonte kandidatin e tij në Vaun e Dejës, Berisha tha se më 14 maj, PD-ja do të korrë një fitore historike. Ai tha gjithashtu se pushteti i përqëndruar në duart e një njeriu, ka rënduar mbi shpinën e shqiptarëve.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Me programin që paraqiti Zef Hila, tregoi se i njeh të gjitha hallet dhe problemet e banorëve të kësaj bashkie. Por Zef Hila ka gati edhe projektet, zgjidhjet për këto probleme, dhe do ti bëjë realitet. Me 14 maj, ne shkojmë të sigurtë drejt një fitore historike. Kudo që shkoj, nga jugu në veri, flladi i fitores po fryn në mbarë vendin. Drita e saj, po ndriçon mendjet mendjet e qytetarëve shqiptarë. Kudo qytetarë idealist janë të angazhuar në një fushatë elektorale të pashembullt që nga viti 1990 e deri më sot. Hajmeli dhe Vau i Dejës dhe në tërësi, që i njeh më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë pushtet në duart e një njeriu. Pushtet në duart e një njeriu është faktuar në histori, dhe më shumë se tek kushdo tjetër në kurrizin e shqiptarëve, të haljmelasve si forma më e egër, çnjerëzore e pushtetit. Pushteti i një njeriu ekziston në diktaturat komuniste, që bazohen në ideologjitë njerëzore marksiste-leliniste dhe ne e përjetuam atë. Bazohen në diktaturat ushtarake, ku junta kolonelësh apo ushtarakësh marrin pushtetin dhe me ligje ushtarake ushtrojnë pushtetin e tyre mbi qytetarët. Por do ju them sonte këtu, se mes të gjitha formave të diktaturave, studiuesit, historianët e mëdhenj, formën më të keqe, më të egër konsiderojnë diktaturën e bandave, banditit. Dhe kjo diktaturë është sot realitet në Shqipëri.
sali berisha fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023
Politike
30 April 2023, 19:40
F.M
Sali Berisha
SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha ka inkurajuar Benaard Ndrecën, i cili i shpëtoi një atentati pak javë më par...
Politike
30 April 2023, 18:58
F.M
Kryeministri Edi Rama dhe fëmija
SHKODËR- Fushata para zgjedhjeve sjell dhe momente pikante gjatë takimeve me qytetarët. Sot, në S...
Politike
30 April 2023, 18:53
Benet Beci: Do ia jap fjalën kryetarit se ai flet më mirë me gratë se sa unë.
Edi Rama: Mos ia vini re Benetit se nuk &eum...
Politike
30 April 2023, 18:48
Rama: Beneti kaq frikë ka të identifikohet me ngjyrën tonë sa në poster nuk ka asnjë lidhje me ngjyrën tonë. I kam th&...
Politike
30 April 2023, 17:16
F.M
Qyetari në Sirokë
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama i ka ndërprerë fjalën një qytetari që po ankohej për biznesin...
Politike
30 April 2023, 16:57
F.M
Nikolin Martin Shqau, banor
SHKODËR- Një banor i Shirokës ka kërkuar rregullimin e rrugës në Shllak dhe të letrave t&eum...
Politike
30 April 2023, 16:45
F.M
Edi Rama
SHKODëR- Kryeministri Edi Rama u përball me një 'ngatërresë të vogël' në Shkodër. Ai dëgjoi nj&e...
Politike
30 April 2023, 16:39
Belind Këlliçi
TIRANË- Qesaraka dhe Fresku, janë zona të lënë në harresë. Rrugë të amortizuara, zh...
Politike
30 April 2023, 16:27
F.M
Edi Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Bashkinë Shkodër se nuk po jep hapësira të ndërtojnë Ujësjë...
Politike
30 April 2023, 16:12
F.M
Edi Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Benet Becin si kandidat për Bashkinë Shkodër. I ndodhur në një takim n&...