Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Berishës, veprimi i kryeministrit ndaj zyrtares e cila shprehu kundërshti, ndërsa kryetarët e tjerë që mbajtën të njëjtin qëndrim nuk u larguan, përbën një ofendim të rëndë për të gjitha gratë në Shqipëri.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrate, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar atë për mizogjeni dhe pabesí pas vendimit për të nxjerrë nga një mbledhje kryetaren e Bashkisë së Dimalit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te harta e re administrative, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46.
Sipas Berishës, veprimi i kryeministrit ndaj zyrtares e cila shprehu kundërshti, ndërsa kryetarët e tjerë që mbajtën të njëjtin qëndrim nuk u larguan, përbën një ofendim të rëndë për të gjitha gratë në Shqipëri.
Fjala e Berishës:
"PD është kundërshtarja e parë, siç e dini ju, e projektit të Edi Ramës me të cilin ai nga 61 bashki, kalon në 46 bashki. Ne e kemi denoncuar me forcën më të madhe këtë akt të njëanshëm për dy arsye kryesore. Së pari, kjo vjen në kundërshtim flagrant me interesat e qytetarëve të këtyre bashkive dhe ka si qëllim madhor Shqipërinë në pëllëmbë të dorës së Edi Ramës, përqendrimin më maksimal të kompetencave të qeverisjes qendrore. Së dyti, kjo është platformë e shpopullimit të Shqipërisë, më e fuqishme disa herë se ajo e Çubrilloviçit në Kosovë, sepse kjo de facto privon qytetarët nga shërbimet e domosdoshme për komunitetet në zonat e tyre. Ne, natyrisht, po e ndjekim. Kemi dhe do vazhdojmë një dialog me qytetarët, do ndërmarrim të gjitha hapat e duhura për kundërshtimin e saj.
Një reagim pozitiv vjen nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, i cili nuk mund të konceptojë që të merren vendime pa u pyetur komuniteti. Pa le më të nxirren jashtë, se ky është një mizogen i pashembullt. Në një akt ekstrem mizogenie, ky nxjerr nga mbledhja kryetaren e bashkisë së Dimalit vetëm se guxon, dhe nuk nxjerr ata kryetarët që thanë të njëjtat gjëra. E kuptoni ju, çfarë mizogeni është ky? Që nuk mund ta nxirrte kurrë. Në një anë ky filloi të flasë për besën, por është i pabesë. Po nëse ecën në rrugën e besës dhe kanunit, në kuvend që të gjithë pa përjashtim janë të barabartë. Dhe jo të nxjerrësh një zonjë nga mbledhja, pavarësisht se ajo është socialiste, por ky është një ofendim, një lëndim për të gjitha gratë e Shqipërisë. Është mizogen!", u shpreh Berisha./Dosja.al
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrate, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverinë, duke e akuzuar se po ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se zjarret në vend janë jashtë kontrollit, ndërkoh&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Shqipëria është “total...
pamjet KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë edhe sot para godinës së Qeverisë, duke bllokuar hyrjen n&eum...
Bedri Hamza KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se kanë mbetur edhe 30 dit&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në Facebook lidhur me zjarrin që përfshiu një ...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar sërish përmes një mesazhi në rrjetet...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot mesazhin e një qytetari i cili pretendon se dokumenti &ldqu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë pë gazetën britanike “UnHerd”, ku...