13 December 2024, 14:16
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dumani e ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës. Ai theksoi se ndonëse kallëzues është PD, në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, Dumani refuzon t’i dorëzojë kallëzuesit të çështjes.
Berisha shtoi se Dumani e bën këtë sepse ai mesa duket ka fshehur dhe ka manipuluar dhjetëra dhe qindra dokumente. Ai shtoi se PD është kallëzuese e Erion Veliajt për djegësin e Tiranës ndërsa theksoi se kjo është një veprimtari kriminale në të cilën bëhen çdo gjë për të fshehur gjurmët e krimit të madh.
Berisha tha se profesor Edvin Priftit, për paratë e tij të aktivitetit privat, që i kishte vendosur në vendin e gabuar, në zyrë, e morën zvarrë dhe e arrestuan në flagrancë. Ai shtoi Ndërkohë ai tha se për Ajola Xoxan u bënë përpjekjet më të mëdha të falsifikonin dokumentin.
Fjala e Berishës:
Pse bëhet aktuale kjo? Duhet ta dini se dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dumani e ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës. Ndonëse kallëzues është PD, në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, Dumani refuzon t’i dorëzojë kallëzuesit të çështjes. Pse e bën këtë? E bën këtë sepse ai mesa duket ka fshehur dhe ka manipuluar dhjetëra dhe qindra dokumente. Sigurisht që ne do e sigurojmë dosjen se BKH ka njerëz dixhitalë. Ka edhe në gjykatë punonjës dixhitale të ndershëm, por ne dosja na takonte zyrtarisht se jemi kallëzuar, PD është kallëzuese e Erion Veliajt për djegësin e Tiranës. Siç e shihni kjo është një veprimtari kriminale në të cilën bëhen çdo gjë për të fshehur gjurmët e krimit të madh.
A mund të imagjinoni ju, kontrollohet Velica, nuk kontrollohet banesa, thonë, i kontrollohet vetëm telefoni. Shkojnë në galeri, i gjejnë çerek milioni euro kesh, të ndaluara, të dënueshme me ligj.
Profesor Edvin Priftit, për paratë e tij, të aktivitetit privat, që i kishte vendosur në vendin e gabuar, në zyrë, e morën zvarrë, e arrestuan në flagrancë e quajtën. Kurse për Velicën, që nuk mund t’i kishte kurrë... pa le pastaj që u përpoq të akuzonte të tjerët se janë të filanit, të fishekut, mashtrime të turpshme, nuk i hyri ferra në këmbë, përkundrazi bënë përpjekjet më të mëdha të falsifikonin dokumentin. Bënë një dokument të ri për 80 mijë dhe duan ta bëjnë për 20 mijë.
Por ai që ka firmosur, ka qëndruar. U zhduk përkohësisht, por ai qëndron se jo çdo njeri shitet dhe blihet siç bëjnë këta. Kjo është situata.
berisha veliaj
Politike
13 December 2024, 14:13
M.B
Foto nga Konferenca
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se po krijojnë librin e zi të të gjitha akteve, a...
Politike
13 December 2024, 14:11
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dklaroi sot në një konferencë për shtyp se ryshfeti në prop...
Politike
13 December 2024, 14:11
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fja...
Politike
13 December 2024, 14:05
N.F
Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditë...
Politike
13 December 2024, 13:52
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestë...
Politike
13 December 2024, 14:03
ZH.LL
Berisha ne konference
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit të operacioneve të poliicë, teksa ...
Politike
13 December 2024, 13:56
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet dramatike në shkollat e vendit. Gjatë një konference me gaze...
Politike
13 December 2024, 13:44
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrëpjesë sot në protestën e radh...
Politike
13 December 2024, 13:46
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar degëve të PD-së që të organizojnë manifestime dhe demo...
Politike
13 December 2024, 13:31
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë në protestën e so...