29 January 2026, 12:50
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paraqitur para mediave aktivitetin që kishte zhvilluar gjatë një vizite në Strasburg ku mori pjesë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjatë një konference për shtypin në selinë e PD, Berisha u shpreh se në Strasburg informuan të pranishmit se Edi Rama përbën një rrezik madhor për vendet e tyre.
Berisha e quajti Ramën si padrinon e karteleve më të fuqishme të drogës në Europë.
"U ktheva mbrëmë pas një qëndrimi si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe një aktiviteti intensiv në tempullin e demokracisë evropiane. Ditët e qëndrimit në Strasburg u përdorën për dënimin me forcën më të madhe, për paraqitjen e fakteve, dokumenteve mbi situatën dramatike në narko-shtetin e Shqipërisë. Diktaturën autoritare në Shqipëri! Në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare, siç mund t’i keni ndjekur, paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, por paraqet për mbarë Europën.
Ne, informuam dhe paralajmëruam të pranishmit se Edi Rama përbën një rrezik madhor për vendet e tyre pasi ai është padrino sot i karteleve më të fuqishme të drogës në Europës, të cilat eksportojnë drejt Europës, zënë vendin e parë në eksportin drejt Europës të marijuanës, janë aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës. Janë transportuesit më kryesorë të drogës nga Amerika Latine në portet e kontinentit evropian dhe kanë për porte të lira të gjitha portet e Shqipërisë. Informuam për qindra e qindra leje, hotele, resorte turistike, kulla korrupsioni dhe droga të dhëna pas zgjedhjeve të 11 majit nga Edi Rama si shpërblim për pjesëmarrjen e gjerë të tyre në zgjedhje," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha edi rama
Politike
29 January 2026, 12:20
D.S
Pirro Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se, sot rreziqet nuk vijnë vetëm nga armët klasike. Në Komisio...
Politike
29 January 2026, 12:15
I.A
Astrit Kalaja
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një kërkesë institucioneve shtetërore, Kuven...
Politike
29 January 2026, 11:41
I.A
Eglantina Zëre
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizu...
Politike
29 January 2026, 11:04
D.S
Konferenca e Kryetareve
TIRANË- Pritet të mblidhet sot në orën 12:30 Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar proje...
Politike
29 January 2026, 11:04
I.A
Diella
SHBA- Një tjetër artikull nga mediat ndërkombëtare i është kushtuar ministres virtuale 'Diella', për faktin se ag...
Politike
29 January 2026, 10:22
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndodhet prej më shum&e...
Politike
29 January 2026, 10:01
D.S
Edi RAMA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, do krijohen kushte tërësisht të reja për fëmijët jetimë. N&eum...
Politike
28 January 2026, 22:47
E. D
foto ilustruese
VLORË- Lagjia “Pavarësia” në Vlorë ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme, pas...
Politike
28 January 2026, 22:23
E. D
Edi Rama
TIRANË- Gazeta HUFFINGTON POST i ka kushtuar një artikull vendit tonë, këtë herë duke u ndaluar tek korrupsionet n&e...
Politike
28 January 2026, 22:13
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ndryshimet në Kodin Penal të disk...