LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Një pensioniste shembi propagandën mashtruese të Edi Ramës me të moshuarit, të cilët i ka katandisur në qeniet më mjerane në planet

Berisha e pa këtë si një moment simbolik, ku një grua e zakonshme, e krahasuar me Davidin biblik, shkatërroi imazhin që Rama përpiqet të krijojë për qeverinë e tij dhe e ekspozoi atë si të pashpirt dhe të papërgjegjshëm ndaj pensionistëve, ku ky i fundit i sheh si “qeniet më mjerane në planet.”

2 November 2024, 20:35 Nga I.A

Berisha: Një pensioniste shembi propagandën mashtruese të Edi

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha foli rreth ngjarjes në emisionin televiziv ku një pensioniste, në një përballje publike me Edi Ramën, hodhi poshtë atë që ai e quan “propagandën mashtruese” të qeverisë lidhur me kushtet e pensionistëve në Shqipëri. Berisha e pa këtë si një moment simbolik, ku një grua e zakonshme, e krahasuar me Davidin biblik, shkatërroi imazhin që Rama përpiqet të krijojë për qeverinë e tij dhe e ekspozoi atë si të pashpirt dhe të papërgjegjshëm ndaj pensionistëve, ku ky i fundit i sheh si “qeniet më mjerane në planet.”

"Të dashur miq, që nga fillimi i rrugëtimit tonë 3 vite më parë, unë çdo ditë kam besuar i palëkundur në fitoren tonë. Në asnjë çast, sado vështirësi që kemi kaluar, sado sulme që na u bënë, kurrë nuk jam lëkundur, nuk kam humbur besimin në fitoren tonë. Sepse ne kemi një kauzë të drejtë, ne luftojmë për demokracinë. Ne luftojmë për dinjitetin. Ne luftojmë për votën e lirë. Ne luftojmë për kombin shqiptar dhe intersat më jetike, që për hir të së vërtetës, Zoti e ka mbrojtur në shekuj e shekuj. Por mbi të gjithë, ne jemi shpresa e fundit që u ka mbetur shqiptarëve.

Por ndonëse unë kam besuar gjithmonë në fitore, do ndaj me ju një histori sonte, e cila më konfirmoi edhe një herë se fitorja jonë në 2025 është e padiskutueshme. Të dashur miq, ditën e enjte ne u bëmë dëshmitarë të një dueli në të cilin një nënë, një motër, një gjyshe, një grua në rolin e Davidit e dërrmoi, e sfazoi, e turpëroi Golian në studion e televizionit Klan. Ajo ia plasi në surrat Edi Ramës, të vërtetën se si sot jetonte ajo dhe 700 mijë pensionistë në Shqipëri. Me pak fjalë, ajo i shembi propagandën mashtruese të Edi Ramës të viteve e viteve, por edhe të një muaji rresht që kalon nga një takim në një tjetër për të mashtruar pensionistët që i ka katandisur në qeniet më mjeranë të planetit tonë. Në një takim, ky mashtrues i pashpirt u nxjerr biznesmenët përpara se këta po kryejnë krime kundër njerëzimit, se po fshehin të ardhurat për pensionistët.

Në takimin tjetër u thotë se fajin e ka Saliun. Kurse ajo nënë, ajo motër, ajo guximtare i tregoi Edi Ramës, ia përplasi në fytyrë dhe i tha: turp nuk ke, fytyrë nuk ke, i pacipë je, me na mashtrue, nuk na mashtron dot. Ajo me logjikë të kristaltë rrëzoi të gjitha tabelat e mashtruesit ordiner, i cili i lë 700 mijë shqiptarë të numërojnë kafshatat, i lë pa ilaçe dhe u servir nga një sallë në tjetër mashtrimet. Njëherë u thotë se fajin e kanë biznesmenët, por harron mashtruesi se ka shpallur një buxhet 8 miliardë euro, në të cilën ai nuk ka asnjë qindarkë, por të gjitha janë para që paguajnë qytetarët dhe bizneset. Herën tjetër u thotë fajin e ka Saliu, paçka se në atë periudhë pensioni minimal nga 36 dollarë u rrit në 82 dollarë. Paçka se pensioni mesatar nga 96 euro u rrit në 146 mijë lekë. Kurse në 11 vite, pensionet sot jo që nuk u indeksuan, jo që nuk u rritën, por në fuqi blerëse janë 40 përqind më të ulëta se sa ishin 11 vite më parë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes