LIVE UPDATES
Politike

Berisha prezanton kandidatin në Kamëz: Rilindja në 1 km rrugë vjedh 21 milionë euro. Për të marrë një leje ndërtimi nga Rakip Suli duhet t'i takosh të vëllanë

Berisha tha se Suli, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj vjedh fondet e rindërtimit. Ai tha se Suli ka një koorporatë hajdutërie dhe se për të marrë një leje ndërtimi duhet të takohesh me vëllain e tij.

24 March 2023, 20:04 Nga F.M
Berisha prezanton kandidatin në Kamëz: Rilindja në 1 km
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij në Kamëz, Arjan Hoxha. Kreu i Partisë Demokratikeu bëri thirrje qytetarëve që të votonin për Hoxhën këtë 14 maj, në mënyrë që të largimin Rakip Sulin nga Bashkia e Kamzës. Berisha tha se Suli, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj vjedh fondet e rindërtimit. Ai tha se Suli ka një koorporatë hajdutërie dhe se për të marrë një leje ndërtimi duhet të takohesh me vëllain e tij. Berisha tha se Hoxha ka dalë nga Procesi i Primareve, një process që ka të meta, por që PD-ja është vetëkorrigjuar gjithmonë. Ai tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama duhet larguar sepse vjedh edhe në shtrimin e rrugëve.

Fjala e Berishës:

Jemi sot në një fushatë elektorale në të cilën paraqitemi para jush me kandidatë, për herë të parë në 32 vite, të propozuar nga ju, të votuar nga ju, të mbështetur nga ju. Kjo ishte kërkesa juaj në vjeshtën e vitit 2021 dhe kjo u bë realitet në dhjetor të vitit 2022. Sot në Kamzë dhe mbarë Shqipërinë, vijmë para jush si njerëz që kemi mbajtur fjalën, si njerëz të cilët rivendosëm standardet më të mira për zgjedhjen e kandidatëve. Sot Arjan Hoxha dhe të gjithë kandidatët e PD-së, nuk janë kandidatë të kryetarit të Partisë, apo kryesisë saj, janë kandidatë tuaj, të vullnetit të lirë, të besimit tuaj dhe ju garantoj unë ju se kjo përbën një nga standardet më të mira ku ekziston sot kudo në botë. Këto primare, si të parat që ishin absolutisht nuk ishin të përsosura, kishin defekte, të meta të padiskutueshme. Por kjo parti është e tillë, nuk mohon kurrë gabimet që bën, përkundrazi i merr ato i përmirëson, i korrigjon dhe bën gjithçka me besimin më të madh se rruga e nisur është rruga më e mirë, se kjo mënyrë kandidimi dhe zgjedhje është më e mira, më dinjitozja është rruga e lirisë. Pat nga ata që menduan se ky proces do të na përçajë, ja ku jemi sot, të bashkuar të gjithë, ata që kandiduan, ata që votuan ndryshe, njerëz që i besojnë lirisë, që bashkohen për një qëllim, dua të ju shpreh mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre që i janë bashkuar sot këtu për qëllim, për Kamzën demokratike, për fitoren e lirisë. Sot kjo betejë është një betejë më e rëndësishmja e zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992. Në vitin 1992 ne së bashku përmbysëm monizmin stalinist 45-vjeçar. Monizëm që u krijoi shqiptarëve dhe Shqipërisë katastrofën më të madhe politike, sociale dhe ekonomike. Por sot përsëri pas 32 vitesh, Edi Rama ka përqendruar në duart e tij, 10% më shumë pushtet seç kishte diktatori komunist në vitin 1992. Monizmi është dramë, është tragjedi për çdo komb, monizmi, ky pushtet i përqendruar në dorën e një njeriu dhe të një sekti që quhet Rilindje, po largon shqiptarët çdo ditë, më shumë se çdo pushtues në një vend tjetër. Më shumë se çdo luftë civile, më shumë se një luftë rajonale, po i largon nga Shqipëria. Kamza, Tirana, Shqipëria sot ka humbur gjatë këtyre 8 viteve mbi 1 mln banorë, ka humbur 35%, 1/3 e popullatës. Të gjithë ne së bashku jemi 1/3 më pak, se njerëzit tanë janë larguar, largohen nga ky vend për arsye se nuk ndërtojnë jetën e tyre. Tirana, Kamza, Shqipëria largohen dhe pakësohen qytetarët e tyre, sepse ata vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Nga viti 2013 e deri më sot, rrogat nuk u rritën, por u rritën çmimet dhe sot çdo qytetar i Kamzës, blen naftën me të njëjtin çmim që blihet në Berlin. Sot çdo qytetar i Kamzës, blen ushqimet me të njëjtin çmim me të njëjtin vend ku rrogat janë 6-8 herë më të larta. Sot rrogat dhe pensionet tuaja vlejnë së paku 30% më pak se sa vlenin në vitin 2013. Çfarë ndodh kështu. Pse u ndalua rritja e rrogave, rritja e pensioneve. Rritja e rrogave dhe pensioneve u ndaluan vetëm e vetëm se qeveria vjedh. Vjedh ditën, natën, çdo javë, muaj dhe vjedh gjithnjë e më shumë. Kjo qeveri në 8 vite ka marrë borxh në bankat Europiane 5 miliardë euro. Kjo qeveri me 5 miliardë Euro, mund të kishte rritur 6 herë rrogat e shqiptarëve, kjo qeveri me 5 miliardë euro mund të kishte rritur, 3 herë rrogat dhe 3 herë pensionet e shqiptarëve. Ku shkuan, pa llogaritur të ardhurat e tjera. Të gjitha vidhen. Sepse kjo qeveri, si asnjë tjetër në Europë dhe botë, ndërton 1 km rrugë autostradë e cila kudo ndërtohet me 2-3 mln euro, e ndërton me 24 mln euro. Sepse kjo qeveri vjedh në 1 km autostradë, këta qeveritarë vjedhin së paku 20-21 mln euro. Këta qeveritarë vendorë dhe qëndror vjedhin 80-90 % të fondit në çdo punë publike, ndaj dhe borxhi rritet, rrogat ulen, shqiptarët largohen dhe vetëm largohen nga Shqipëria. Kjo qeveri rriti taksat për bizneset tuaja, përgjysmuan bizneset. Ku shkuan të tjerët? Ata që falimentuan u larguan dhe largohen. Kjo qeveri ndërpreu financimet për bujqësinë. Sot Shqipëria financon fermerët shqiptarë 5 herë më pak se Kosova. Sot kjo qeveri nuk jep asnjë garanci për çdo fatkeqësi natyrore që mund të ju ndodhë fermerëve. Ndërkohë që Kosova dhe çdo vend i rajonit, paguan me çmim bazë çdo prodhim të dëmtuar nga shkaqe natyrore, apo shkaqe të tjera. Pra a mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, të na vjedhin dhe të na rrjepin, një grusht qytetarësh si Edi Rama, Rakip Suli që tenderon dy herë një shkollë, siç ka bërë me shkollën ‘Azem Hajdar’. Që rikonstrukton shkolla me çmime 2-3 herë më të larta seç janë ndërtuar nga e para.  Çfarë lidhje kanë ministrat e tij të cilët vjedhin nga mëngjesi në darkë, ulen në dreka dhe darka me 10 mijë dollarë darkën dhe 1 mijë dollarë biftekun. Këta janë hajdutë të transformuar. Është turp ti mbajmë më shumë ne këta.

Flamur Noka bëri një gabim të madh; ka fyer çdo bari në Shqipëri, duke e krahasuar Rakipin me të. Flamur të garantoj se çdo çoban i këtij vendi, është 10 herë më i ndershëm, më i mirë se Rakip Suli, i cili vetë me sekserët e tij; shkon për të marrë një leje ndërtimi, duhet të takosh vëllanë e Rakipit njëherë, pastaj merr lejen, duhet të paguash njëherë aty. Po kështu shko te Edi Rama, duhet të takosh Olsin se pa Olsin nuk zgjidhet, vetëkuptohet sa paguan. 

Rakip Suli është korporatë hajdutërie me Erion Veliajn, ju mbledh ju 18 euro për çdo ton mbetje më shumë se sa kontrata. Ku shkojnë ato. Që të gjitha në xhepat e Ramës dhe Veliajt. 

Janë bërë deri tani 54 mln euro të vjedhura vetëm nga fusha e Sharrës. A mund të vazhdojmë ne kështu. Unë ju bëj thirrje të bashkohemi, e të fitojmë, sepse kauza jonë është e drejtë, sepse këta qeveritarë na urrejnë ne, urrejnë shqiptarët, të bashkohemi sepse këta qeveritarë mendojnë vetëm për veten dhe fëmijët e tyre dhe kurrë për qytetarët e fëmijët e qytetarëve.

Para pak kohësh një institucion konstaton se Tirana është një nga 10 qytetet me sistem shëndetësor më të keq në botë. A është Tirana një nga 10 qytetet më të varfra në botë? Jo, ua them unë, përkundrazi ku është Tirana sot. Ta ndjekim pak.

Kjo periudhë është betejë për ne, ndaj dhe ftoj banorët e Kamzësdhe Paskuqanit të trokasim në çdo derë, në çdo zemër. Mediat na censurojnë.

Më thoshte dy ditë më parë një mik; çfarë ndodh se nuk i shohim kandidatët tuaj. Iu përgjigja se kandidatët tanë janë ditë për ditë me qytetarët, por mediat janë me qeverinë dhe i censurojnë ata, nuk i japin, nuk i transmetojnë. 

Mediat janë në kthetrat e mafias, atëherë çfarë mbetet? Mbetet takimi me njëri-tjetrin, mbeten biseda me njëri-tjetrin, mbetet misioni.

sali berisha rakip suli arjan hoxha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin