LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama po fsheh raportin e Parlamentit Europian! Peleshi duhej ta kishte shkarkuar Xhaçkën, por ajo është pjesë e familjes Rama

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se, raporti i PE kërkon që parlamenti të ketë një rol qendror në procesin e integrimit.

13 May 2026, 14:16 Nga D.S

 

Berisha: Rama po fsheh raportin e Parlamentit Europian! Peleshi duhej ta kishte
Gruppi parlamentar i PD

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të qeverisë duke u shprehur se, Rama po fsheh raportin e Parlamentit Europian.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se, raporti i PE kërkon që parlamenti të ketë një rol qendror në procesin e integrimit.

Ai shtoi se, kryeparlamentari Niko Peleshi duhej të kishte larguar nga Kuvendi Olta Xhaçka pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese por sipas kryedemokratit kjo është shamngur pasi Xhaçka është pjesë e familjes Rama.

Deklarata e Berishës:

"Por të lëmë mënjanë këtë, se këta mbajnë errësirë, këta nuk bëjnë transparencë, dhe këto ne i mësojmë nga mediat dhe nga copëza të shkurtra që rrjedhin nga miqtë tanë. Po marrin tjetrën ne. Marrim raportin e Parlamentit Evropian. Raportin e Komisionit të Jashtëm. Raporti absolutisht më kritik i miratuar ndonjëherë në historinë e procesit të integrimit. Raporti që i thotë qeverisë, ti nuk bëre zgjedhje të drejta, bëre zgjedhje si parti shtet, bleve vota, etj.

Raporti kërkon që parlamenti të ketë një rol qendror në procesin e integrimit. E shihni ju atë Peleshin që qëndron në krye të parlamentit? Nuk ka interes integrimin ai, është si Edi Rama. Këta kanë interesa të pasurive që kanë vjedhur, se po të kishte interes integrimin, Oltës do i thoshte, nuk ke vend këtu më, shko, ka dy vendime Gjykata Kushtetuese. Ti je një hajdute, bashkë me bashkëshortin tënd, e faktuar me gjykatë, e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Ti nuk ke vend.
Por Olta është pjesë e familjes Rama. Nuk ndodh kot kjo.

Dhe aty shkruhet e zezë mbi të bardhë, të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa vonesë.
Keni dëgjuar ju ndonjë preokupim për këto? I vetmi preokupim si ta fshehim raportin me mediat e kontrolluara. Të mos u themi shqiptarëve një fjalë se çfarë thotë ky raport. Raporti thotë që duhet të hiqet imuniteti pa asnjë ndikim në sistemin e drejtësisë, pa pengesë. Flitet ndonjë fjalë?
Hajde se për IBAR-in nuk e bëjnë publik dhe mediat e kontrolluara nga qeveria nuk mund të bëjnë debate. Po për raportin që është publik?

Nuk ka asgjë më shumë IBAR-i, raporti ka çdo gjë. Ka një ngjashmëri midis të dyjave. Raporti është nisur si një raport dyfaqësh dhe ka përfunduar si një raport me 300 e ca amendime, një raport 20-30 faqesh. Edhe ai i IBAR, prandaj thotë ky e ka Komisioni atë debat, jo mor jo, është debat midis Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të BE. Pra, këtu asnjë fjalë. Keni parë që raporti ndalet në mënyrë të përsëritur tek investimet strategjike, tek vjedhjet me investime strategjike dhe kërkon listën, publikimin e listës. Një gjë u them, pas ndërhyrjes së BE në vitin 2024 është kaluar ligj për PPP-të. 10 PPP janë firmosur nga Edi Rama në kundërshtim flagrant me ligjin, pa e përfillur fare ligjin e miratuar në qeveri.",tha Berisha./Dosja.al

rama sali berisha parlamenti europian

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...