7 September 2022, 19:25
Nga e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama zbaton një ideologji droge ndërsa shtoi se Soros është ai që kërkon të ndalohet lufta ndaj drogës.
Berisha u shpreh se droga është krim dhe se asnjë komb nuk ka nevojë për të. Sipas tij droga shkatërron ekonominë dhe gjeneron krimin.
Sali Berisha: Do të jetë me interes për çdo vend që mendon të legalizojë kanabisin të vijnë të studiojnë Shqipërinë dhe pasojat e saj. Droga është krim. Asnjë komb nuk ka nevojë për të.
Nuk po merrem tek efektet shëndetësore, pasi në mënyrë absolute përveç disa efekteve në qetësimin e dhimbjeve apo të përzierave, të pranuara, efekte të tjera pozitive nuk ka faktuar askush dhe e kanë studiuar në të gjitha mënyrat. Ajo bëhet armë e të fortëve, gjeneron krim çdo ditë, shkatërron ekonomi. Ku jemi ne sot? Dy tregues do të them, të raporteve të fundit; ne zëmë vendin e parë në Europë, me të parin me distancë të madhe në treguesin e ndërtimit. Ne mund ta kemi 4-5 herë më të lartë se Suedia, sipas Eurostat. Në çdo logjikë ekonomike, aty ku ndërtohet kaq shumë, çmimet duhet të jenë nga më të pranueshme. Por e vërteta është se rreshtohemi të tretit në Europë për çmimet më të larta në ndërtime.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ata që nuk kanë nuk blejnë dot më apartamente. Nuk mund të blejnë. Ata mbeten pastrehë. Vendi mbushet me kulla e ndërtime, por qytetarët shqiptarë nga kjo shohin vetëm mollën e ndaluar. Kjo histori erdhi se Edi Rama zbaton një ideologji droge, të cilën e propagandon Xhorxh Soros. Ky multimiliardjer merr nisma në OKB, bashkë me qeveritarë si Edi Rama, për të ndaluar luftën kundër drogës. Në këtë kontekst nuk mund të mos shpjegohet ndryshe se ministri i parë i rendit i kësaj partie ishte skafisti Saimir Tahiri. Ministri i dytë i rendit ishte përfaqësues i klanit Xhafa, i treti është veristi, Bledi Çuçi, i cili mban këshilltar njërin nga arkitektët më kryesorë të kanalizimit të Shqipërisë, e kështu me radhë.
sali berisha
Politike
7 September 2022, 19:07
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar disa nga problemet në sistemin arsimor në vend. N...
Politike
7 September 2022, 18:57
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha duke folur në një takim me ekspertë dhe gazetarë për situatën e...
Politike
7 September 2022, 18:55
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në një takim me ekspertë e gazetarë në...
Politike
7 September 2022, 18:56
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar porosinë e kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e misteri...
Politike
7 September 2022, 18:53
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama i la sot 100 ditë afat drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Mu...
Politike
7 September 2022, 18:42
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një bashkëbisedim me ekspertë dhe gazetarë...
Politike
7 September 2022, 18:32
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se vendimi i qeverisë shqiptare për ngrirjen e ma...
Politike
7 September 2022, 18:11
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin kibernetik që Irani ka bërë ndaj institucionev...
Politike
7 September 2022, 17:36
e.k
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka folur ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Potam...
Politike
7 September 2022, 18:01
F.M
Ndërtesat dhe kryeministri Edi Rama
TIRANË- Milionerët që ndërtojnë, hapen majtas e djathtas janë shënjestr...