LIVE UPDATES
Politike

Trazirat në Kuvend, Berisha i dërgon "mesazh" Ramës: Po përpiqesh të na përjashtosh nga zgjedhjet, s'ke parë gjë akoma!

Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin me të njëjtën shprehje që Rama ka përdorur ndaj opozitës, e i tha kryeministrit se nuk ka parë gjë akoma nga aksioni opozitar.

3 February 2023, 19:31 Nga k.m.
Trazirat në Kuvend, Berisha i dërgon "mesazh" Ramës: Po
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe si të përfshirë në çështjen Charles McGonigal”. Në një takim me kryetarë të degëve, sekretarë por edhe grupet e punës së degëve të Tiranës, kryedemokrati Sali Berisha tha se Rama pagoi ish-zyrtarin e FBI për të sulmuar opozitën, e po ashtu Rama i mbylli dosjen për çështjen “Muzin”. E po ashtu, nga ana tjetër, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin me të njëjtën shprehje që Rama ka përdorur ndaj opozitës, e i tha kryeministrit se nuk ka parë gjë akoma nga aksioni opozitar.

"Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë. Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik. Aty në Parlament i them nuk ke parë gjë akoma. Nuk e lëshojmë ne parlamentin. Ne do qëndrojmë aty me një rezistencë shumë më të fuqishme se ajo që kemi parë deri më sot. Parlamenti është i qytetarëve jo i kriminelëve. Qytetarët presin nga ne që të jemi ligjbërës. Ligjet tona me urdhër të Ramës, Linda i fut në sirtar. Nuk mund të bëhet, është kushtetutë e parlamentit. Ky është parlamenti sot. Mbrëmë thoshte që nuk shkoj në Parlament, të mos vijë por ne parlamentin nuk e dëgjojmë. Vinte me gjuhë halabaku, vetëm sharje bënte. Mos harroni janë dy dosje, dosja e Nju York, tjetra në Uashtington. Edhe këtu është përdorur McGonigal duke folur me skapistat. Pse nuk e kapni filanin? Çfarë bëni? Kjo është e vërteta. Mund të qëndrojmë gjatë që të numërojmë, por tani është kohë veprimi dhe mobilizimi total. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Ne dorëzojmë ligje, sepse qytetarët presin nga ne që të shohin, se ne jemi ligjbërës. Me shumë të drejtë, ata thonë çfarë ligjesh po dorëzojnë ata deputetë tanë aty për të mbrojtur interesat tona. Ligjet tona me urdhër të Ramës, Linda i fut në sirtar, nuk ndodh kurrë në botë, nuk mund të bëhet ajo kurrë. Ka rregulla, ajo rregullore është kushtetuta e parlamentit. Ky është parlamenti sot,"-tha në fjalën e tij, Berisha.

Ndër të tjera, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish Ramën se kërkon të përjashtojë PD-në nga procesi i 14 majit, por sipas tij nuk do ia dalë.

“Gjykata, Kuvendin e 11 dhjetorit, statutin e këtij kuvendi, procesverbalet dhe çdo gjë tjetër të këtij Kuvendi i ka gjetur në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Kudo përveç se në korrupistanin e Edi Ramës, të nesërmen ky vendim regjistrohej në regjistër, sepse ai vendim gjykate ka vetëm një qëllim, regjistrimin e shoqatës apo partisë, në regjistrin e partive politike dhe shoqatave.Edi Rama me kancelarin e tij nuk lejon regjistrimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të na përjashtojë. Në këtë mënyrë ai e çon vendin në një përballje të madhe. Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë,”-shtoi ai.

FJALA E PLOTË E BERISHËS: 

Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve ju këtu dhe të gjithë anëtaret e anëtarët e FRPD-së, Lidhjes së Gruas Demokratike, të gjithë mbështetësve, simpatizantëve tanë në Tiranë. Dua të ritheksoj edhe njëherë këtu para jush se, ne përballemi me një armik të egër të votës së lirë, të opozitës, demokracisë, pluralizmit. Ne kemi përballë një njeri i cili siç dëshmuan për çdo shqiptar, zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë mora, asnjë normë, në përpjekjet e tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. Aktet e tij janë ndër aktet më kriminale. Ai që në vitin 2017, Edi Rama pasi futi në xhep mandatin e dytë, u tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë se si do të qeveris, do të qeveris pa opozitë. Një opozitë e cila kishte humbur zgjedhjet, nuk mjaftonte kjo. Ajo nuk mund të tolerohej, ajo duhej të zhdukej dhe për këtë qëllim duhet të angazhonte organizatën më të fuqishme të planetit FBI-në. Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë. Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik. E vërteta është se McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vazhduan gjer nga mesi i vitit 2021. Lulzim Basha i paditur për larje parash ra tërësisht në mëshirën e Edi Ramës dhe ai në kundërshtim me çdo ligj i mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, njeriun ndër më të fuqishmit të FBI-së, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i ati i tij xhelat, si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën. Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë, se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën. Pra njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë edhe këto raporte.Mënyra se si Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet është mënyra më armiqësore, amorale. Kjo që shohin sot qytetarët shqiptarë është një akt që tejkalon çdo imagjinatë, përdorimit të korrupsionit të stërfuqishëm ndërkombëtar në luftë kundër një opozite. Për të lënë një vend pa opozitë. Më tragjike bëhet kjo, kur këto operacione kryhen duke abuzuar nga vendi i madh i lirisë, por vend pa mafioz nuk ka, vend pa të korruptuar nuk ka. E theksova këtë, jo për të bërë historikun e këtyre zhvillimeve, por e theksova për të sjellë në vëmendjen tuaj, se për shqiptarët, për PD-në, për pluralizmin, largimi i kësaj kalbësire, bastardi që riprodhon qëndrime hoxhiste me metoda të reja ndaj opozitarizmit, ndaj pluralizmit, ndaj demokracisë, duhet të njohë fundin që meriton. Nuk mund të rrimë ne dhe të vazhdojmë siç kemi vazhduar, para të gjithë këtij realiteti të qartë si drita e diellit. Edi Rama është një armik i egër i demokracisë. Unë ju garantoj ju se po të studioni vetëm qëndrimet e tij në parlament, po ta ndiqni, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike, ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin. I ndiqni ju se çfarë zhvillohet aty. Aty ka një marionetë e shplarë nga çdo normë ligjore, dhe morale, e politike, që zbaton verbërisht urdhërat e tij, dhe në një kurth të turpshëm përjashton për interesa të AliBashës dhe të vetat, 4 deputetë të një grupi. Në një kohë kur rregullorja e vitit 2018 e këtij grupi nuk parashikon asnjë formë përjashtimi për deputetin. Ua solla këtë shembull përsëri për të theksuar se çfarë janë të aftë të bëjnë ky grup kriminal, antidemokratik, hajdutësh që nuk njohin asnjë lloj norme e morali. Nuk ka asnjë vlerë kjo se po i numërojmë, por vlerë ka betimi ynë, për ti qëndruar. Tani më tutje nuk shkohet kështu.Për të gjithë ata që duan demokracisë, që besojnë se jeta duhet të ndërtohet në këtë vend, për të gjithë ata që besojnë se Shqipëria është një vend me potenciale të jashtëzakonshme dhe jo për tu braktisur, duhet të ngrihemi o sot o kurrë për përmbysjen e tij. Përgjegjësia është absolute. Jemi në kushte të një diktature krimi, droge dhe vjedhje që tejkalon çdo sistem tjetër diktatorial në mosrespektimin e rregullave. Këtu ka vetëm malinjitetin, keqësinë shpirtërore të një njeriu që nxjerr trashëgimninë atërore ndaj qytetarëve, opozitës dhe shpreson se kështu do të rrijë më gjatë se etërit e tij në pushtet. Unë mendoj se ne duhet të fitojmë, unë besoj se ne duhet të luftojmë, ne duhet të ngrihemi. Koha është për një revolucion demokratik. Çfarë veprimesh nuk i lejon vetes ky. Tre ditë më parë firmosi portin e Durrësit për të vjedhur miliarda shqiptarëve me një grup kryekëput mafioz. Askush nuk i di aksionerët, sepse është vetë i shpërfytyruar për tu bërë një multi miliarder. Nuk ka njeri që nuk do të ikte nga pushteti po të kishte kryer këtë akt. Çdo njeri do të jepte dorëheqjen. Në rrafshin politik, ky ka futur një thikë të tmerrshme, shërbimeve të sigurisë së SHBA. Ka korruptuar me vetëdije të plotë njeriun që absolutisht në institucionin ku punonte kishte postin më delikat. Në këtë kontekst, ky është një akt shumë armiqësor ndaj SHBA. Por jo vetëm ndaj atyre. Kurrë një vend anëtar i NATO nuk mund të merrte një veprim të tillë ndaj një vendi anëtar të NATO, aq më tepër një vendi udhëheqës të saj. Por ky veprim i duhej për pushtetin. Ky veprim i duhej që të likuidonte opozitën dhe e ndërmorri duke sakrifikuar interesa të mëdha. Askush nuk e di se McGonigali nuk ja solli Deripaska këtij, apo ky nuk ishte një lidhje ruse. Këto historia ne nuk merremi, se nuk i qartësojmë ne. Por ne shohim këtë, që me veprimin e tij nuk ngurroi për ti futur një thikë pas shpine partnerit strategjik. Gjatë 10 ditëve, më shumë, dy javë po bëhen, që ky skandal ka tronditur SHBA e botën, që ky skandal është kryetemë edhe sot e medieve më të mëdha të botës. Ky mendon dhe beson se do ti mashtrojë shqiptarët, se aty nuk ka gjë për mua. Se citimi i tij 14 herë në aktpadinë e paraqitur në gjykatë nuk lidhet me të. Pra u thotë shqiptarëve unë nuk jam Edi Rama, apo nuk jam Edi Rama për të cilin flitet në aktpadi, apo në aktpadi flitet për një kryeministër tjetër. Një njeri që mund të thotë çdo gjë, dhe beson se mund të ju shesë çdo gjë shqiptarëve. Unë mendoj se koha ka ardhur dhe jemi të vonuar, për ti dhënë atij çdo gjë që meriton. Prandaj dhe në këtë revolucion jashtë çdo diskutimi, Tirana duhet të jetë në krye, Tirana duhet të udhëheqë, Tirana duhet të jetë uragani që duhet të trondisë dhe shkulë nga themelet këtë regjim të kalbur të Edi Ramës. Ju jeni dëshmitarë, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë, por me atë lehtësi që ka korruptuar kreun e kundërzbulimit të SHBA-së, po me atë lehtësi konfiskon vendimin e gjykatës në Shqipëri për të mos lejuar PD të futet në zgjedhje. Nuk ndodh kurrë në botë që respektohen parimet më elementare që një vendim gjykate, i cili është një normë standarde në çdo vend të lirë, regjistrimi i partive politike e shoqatave në çdo vend të lirë, bëhet në gjykatë. Po pse bëhet në gjykatë, pikërisht për ta shkëputur nga ekzekutivi. Pikërisht për të mos i dhënë asnjëlloj fjale ndikimi, ekzekutivit në këtë vendim dhe gjykata e ka dhënë vendimin për PD. Gjykata Kuvendin e 11 dhjetorit, statutin e këtij kuvendi, procesverbalet dhe çdo gjë tjetër të këtij Kuvendi i ka gjetur në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Kudo përveç se në korrupistanin e Edi Ramës, të nesërmen ky vendim regjistrohej në regjistër, sepse ai vendim gjykate ka vetëm një qëllim, regjistrimin e shoqatës apo partisë, në regjistrin e partive politike dhe shoqatave. Edi Rama me kancelarin e tij nuk lejon regjistrimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të na përjashtojë. Në këtë mënyrë ai e çon vendin në një përballje të madhe. Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do ti fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë. Ne jemi njerëz të betejës dhe jo të bojkotit, jo. Unë edhe dje e theksova, aty në parlament, i them s’ke parë gjë akoma me rezistencën tonë. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, parlamenti është i qytetarëve, nuk është i horrave, i banditëve, i kriminelëve, vrasësve, ndaj dhe ne nuk e lëshojmë. Ne do të qëndrojmë aty me një rezistencë më të fuqishme se kjo që shqiptarët kanë parë deri më sot. Po pse e bëjmë ne atë? Sepse parlamenti me kushtetutë është për ti dhënë mundësi opozitës të kontrollojë qeverinë dhe jo për ta përjashtuar, asgjësuar siç do ai me Lindën e tij. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Ne dorëzojmë ligje, sepse qytetarët presin nga ne që të shohin, se ne jemi ligjbërës. Me shumë të drejtë, ata thonë çfarë ligjesh po dorëzojnë ata deputetë tanë aty për të mbrojtur interesat tona. Ligjet tona me urdhër të Ramës, Linda i fut në sirtar, nuk ndodh kurrë në botë, nuk mund të bëhet ajo kurrë. Ka rregulla, ajo rregullore është kushtetuta e parlamentit. Ky është parlamenti sot.

sali berisha

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes