Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se gjatë takimit u diskutua për ndikimin e krimit të organizuar dhe parave të drogës në politikë dhe zgjedhje.
SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresmenin republikan Pete Sessions, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në Shqipëri, trafiku i drogës, korrupsioni dhe proceset zgjedhore.
Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se gjatë takimit u diskutua për ndikimin e krimit të organizuar dhe parave të drogës në politikë dhe zgjedhje. Sipas tij, këto fenomene po minojnë demokracinë dhe institucionet e pavarura në Shqipëri.
Në takim, Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin për kontrollin e qeverisë mbi institucionet e drejtësisë, duke akuzuar kryeministrin Rama se po e përdor drejtësinë si “armë politike” kundër opozitës. Ai përmendi edhe çështjen e Belinda Ballukut, duke pretenduar se Rama ka bllokuar hetimin ndaj saj përmes mbrojtjes së saj politike.
Sipas Berishës, u diskutua edhe nevoja për një qeveri teknike në Shqipëri, si një hap për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe rikthimin e besimit te institucionet.
Në takim u trajtua gjithashtu lufta kundër karteleve të drogës dhe partneriteti strategjik SHBA-Shqipëri. Berisha falënderoi kongresmenin Sessions për interesin ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe rajon.
Në takim morën pjesë edhe Bert Misuzawa, kandidat republikan për Senat në shtetin e Virxhinias, si dhe gjenerali Zapanta.
Reagimi i plotë:
Takim me Kongresmenin Pete Sessions: Diskutuam mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsën zgjedhore, nevojën për qeveri teknike në Shqipëri
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të rëndësishëm me anëtarin e Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes, kryetarin e Nënkomisionit të Operacioneve Qeveritare, Kongresmenin Pete Sessions. Diskutimi ynë u përqendrua në problemet madhore me të cilat përballet Shqipëria, kryesisht trafiku i drogës dhe narkoshteti, korrupsioni galopant dhe ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë në manipulimin e proceseve zgjedhore.
Lufta ndaj karteleve të drogës dhe ndikimi te zgjedhjet u trajtuan gjerësisht në këtë takim.
Gjatë takimit u vu theksi te qëndrimet e shprehura nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, sipas të cilëve partneriteti strategjik me Shqipërinë synon në radhë të parë luftën pa kompromis ndaj trafikut dhe karteleve të drogës. U denoncua fakti se krimi i organizuar dhe paratë e drogës, të lidhura me nivelet më të larta të qeverisjes, po përdoren nga administrata dhe qeveria e sotme e Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet, për të kontrolluar pushtetin dhe për të pastruar paratë e drogës.
E njohëm kongresmenin amerikan me situatën jashtëzakonisht të vështirë ku ndodhet vendi. Kryeministri Rama ka shkatërruar Kushtetutën dhe të gjitha institucionet e pavarura, duke përqendruar në duart e tij një pushtet absolut që prodhon korrupsion absolut. Po ashtu, ngritëm shqetësimin se qeveria kontrollon plotësisht drejtësinë dhe po e përdor atë si armë politike kundër opozitës, me qëllim mbajtjen e pushtetit. Ai refuzoi t’i heqë imunitetin Ballukut, duke i bllokuar kështu haptas drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.
Në këtë takim e falënderuam Kongresmenin Sessions për interesin e tij për zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, luftën kundër karteleve të drogës dhe politizimin e drejtësisë. Takimi ishte i hapur. Në takim merrnin pjesë z. Bert Misuzawa, kandidat republikan për Senat në Shtetin e Virxhinias, dhe Gjenerali Zapanta./Dosja.al
Arlind Qori TIRANË- Kreu i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ka folur për protestat dhe zhvillimet e fundit politike në ...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një reagim nga kryeministri Rama në lidhje m...
Sali Berisha TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, duke nderuar martirët...
Sali Berisha SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nj&...
Ilir Meta TIRANA- Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëv...
Foto ilustruse Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e djeshme plenare dha sinjalin e parë të bashkëpunimi...
Albulena Haxhiu në Presidencën e Kosovës. Foto arkivi. Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një ...
Albin Kurti KOSOVA- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se kons...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, foli për atë që e konsideron “shpërbërje t&eu...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, duke u ndalur te ligji për investimet strategjike dh...