Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
VIDEO/ Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri
Takimi është zhvilluar në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit të saj vjeshtor.
29 September 2026, 18:33Nga E.d
Pamje nga takimi
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola, si dhe përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg.
Në takim kanë qenë gjithashtu të pranishëm Fitor Murati, Konsull i Republikës së Kosovës në Strasburg, dhe Ilir Selmani, Sekretar i Parë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.
Gjatë takimit, Berisha ka ngritur shqetësimin edhe për situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Rama për politikat e ndjekura nga qeveria.
“Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri”, është shprehur lideri demokrat, duke e renditur këtë deklaratë mes qëndrimeve të tij për zhvillimet e fundit politike në vend.
Takimi është zhvilluar në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit të saj vjeshtor./Dosja.al