29 September 2026, 16:13
Nga E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, të kryesuar nga Anja Karliczek. Në këtë takim ajo diskutoi mbi situatën aktuale në Shqipëri, duke vënë theksin te mungesa e transparencës dhe konsultimit publik, korrupsioni dhe skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë.
Zhupa ngriti gjithashtu shqetësimin për planet e betonizimit të territorit, projektet në zonat e mbrojtura, problematikat e evidentuara në librin “The Albanian Files” dhe mosvullnetin e qeverisë për shfuqizimin e ligjit 21/2024. Kjo duke theksuar rëndësinë e mbështetjes gjermane për demokracinë, shtetin e së drejtës, transparencën dhe mbrojtjen e mjedisit.
Statusi i Ina Zhupës
???????????????? Takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, të kryesuar nga Anja Karliczek! Në takimin me delegacionin e Bundestagut gjerman, të kryesuar nga znj. Anja Karliczek, i informova mbi gjendjen aktuale të vendit, me fokus të veçantë te mungesa e transparencës, konsultimit publik, korrupsioni në rritje dhe skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë që janë bërë pengesë për integrimin europian.
U ndala veçanërisht te roli që duhet të ketë një mjedis i qëndrueshëm për një turizëm të qëndrueshëm, duke i informuar mbi planet betonizuese të Edi Ramës, librin “The Albanian Files”, projektet në zonat e mbrojtura dhe mosvullnetin e qeverisë për të shfuqizuar ligjin 21/2024. Protesta 121 ditore e shqiptarëve është e drejtë dhe ka mbështetjen e opozitës shqiptare.
Gjermania është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Mbështetja e saj për forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mbrojtjes së mjedisit është shumë e rëndësishme për vendin tonë. I falënderova për kontributin e deritanishëm dhe shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm./Dosja.al
ina zhupa
Politike
29 September 2026, 15:57
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë një kërkesë zyrtare për informacion Kryem...
Politike
29 September 2026, 15:44
E.d
Endrit Shabani
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e PD mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit,&...
Politike
29 September 2026, 14:56
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ngritur çështjen e Kosovës dhe dënimin e ish krerëve të ...
Politike
29 September 2026, 14:50
I.A
Sara Mile
TIRANË- Deputetja socialiste Sara Mila ka bërë një vlerësim të pazakontë për Edi Ramën, duke e cil&e...
Politike
29 September 2026, 14:15
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, duke folur për tubimet kundër qeverisë dhe mbështetjen që ka shprehur këngë...
Politike
29 September 2026, 14:12
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama tha se fakti që sot në Shqipëri zhvillohen protesta është tregues i ndryshimit...
Politike
29 September 2026, 14:09
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për investimet në Sazan dhe Zvërnec, tha se Jared Kushner së bashku me kompani...
Politike
29 September 2026, 13:58
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria synon të krijojë kushtet për zhvillimin e turizmit të nivelit të...
Politike
29 September 2026, 13:53
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e turizmit luksoz dhe investimet e huaja në Shqipëri gjatë p...
Politike
29 September 2026, 13:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Samitin për turizmin në Bruksel tha se në fokus të Shqipëris...