Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Duke komentuar masën e sigurisë së dhënë nga GJKKO dhe pezullimin nga detyra të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, kryedemokrati theksoi se ajo dhe Agasi takoheshin shpesh në një lokal poshtë shtëpisë së tij.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë kontrollonte Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH). Duke komentuar masën e sigurisë së dhënë nga GJKKO dhe pezullimin nga detyra të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, kryedemokrati theksoi se ajo dhe Agasi takoheshin shpesh në një lokal poshtë shtëpisë së tij.
"Vlora Hyseni ishte një bashkëpunëtore e turpshme e Ergys Agasit dhe bandave të tjera. Por një gjë duhet ta dinë shqiptarët, shërbimi informativ, i cili për hir të së vërtetës paguhet dhe ka detyra të mbikëqyrë veprimtaritë e dyshimta të cilitdo, në rastin e drejtorit të vet, ishte symbyllur komplet. Symbyllur komplet! Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar para jush dhe publikut se shërbimin informativ e kontrollonte Ergys Agasi. Tani, se sa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën, është një lokal aty afër shtëpisë time, të paktën dy herë në javë drekonin së bashku. Pra, nuk është se shkonin diku mbrapa Dajtit, jo, jo, në mes të Tiranës, i kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë njëri me tjetrin.
Ky bashkëpunim i shërbimit informativ me krimin dëshmon se në Shqipëri, Padrino vendosi sistemin ne kontrollit kriminal në çdo institucion dhe qelizë të këtij vendi. Vlora Hyseni, famëzeza, u mor në mënyrën me aktive me presione ndaj gjykatësve kushtetues në rastin e vendimit Ballukut. E denoncova që në atë kohë. Ajo ka pasur të dhëna shumë të rëndësishme. ‘Qytetarët dixhitalë më thonë se po bëhet një kombinim i dy shërbimeve, Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj’.
‘Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHISH-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni’," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer një prej denoncimeve të tij të bëra në vitin 2024 për...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer akuzat e tij të mëparshme ndaj drejtueses së SHISH, Vlo...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit të SPAK, ku drejtuesja...
Çuçi dhe Kapri TIRANË- Masa e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, ka shkaktuar debate në Komisionin ...
Ivi Kaso dhe Fatmir Xhafaj TIRANË- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale e nisi mbledhjen me deba...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar për operacionin e SPAK në kuadër të dosjes &l...
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për masën e s...
Vlora Hyseni TIRANË- Akuzat e ngritura ndaj drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni janë zbardhur. Mësohet se ndaj saj rëndoj...
Sali Berisha TIRANË- SPAK ka lëshuar sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e SHISH, Vlora Hyseni...
Ilir Proda TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka urdhëruar kontrolle në lidh...