23 March 2026, 13:41
Nga I.A

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar një episod nga një bisedë me ish-deputetin Ervin Salianji, gjatë kohës kur ky i fundit ndodhej në burg, që mesa duket kjo është edhe zanafilla e konfliktit të tyre. Sipas Berishës, Salianji i kishte kërkuar një mendim në lidhje me një kërkesë që, i ishte bërë nga autoritetet për të firmosur një deklaratë, që të mos “vrasë” Fatmir Xhafën.
Në këtë kontekst, Berisha deklaroi se e kishte këshilluar të mos e firmoste një dokument të tillë.
“Tani, e thatë gabim ju këtë. Se unë ç’është e vërteta kam shumë kënaqësi të kem rivalë dhe në të gjitha kohërat unë kam pasur rivalë. Por kur tjetri birësohet, bën zgjedhjen e tij. Politikisht e kam fjalën. E ka bërë, nuk kam ç’i bëj unë. Për dijeni, meqë jemi këtu. Një ditë më vjen nga burgu në zyrë, se mirë është meqenëse e hapëm bisedën, dhe më thotë, erdha të të marr një mendim. Çfarë mendimi, i them unë. Urdhëro, e prita mirë. Sigurisht, kemi bërë gjithçka për ta cilësuar të burgosur politik dhe e ka merituar plotësisht. Çfarë mendimi? Tani, thotë, më kanë ngelur tre muaj burg. Për të dalë më takon të dal sipas ligjit, por kërkojnë një deklaratë në të cilën duhet të garantoj se nuk do vras Fatmir Xhafën.
Kush ta kërkon këtë? Ma kërkon gjykata dhe drejtoria e burgut. I them unë, po ti je i burgosur politik. Nuk ke punë me Fatmir Xhafën, nuk je zënë, nuk je sharë, nuk je rrahur me Fatmir Xhafën. Meqë më pyet mua, unë të këshilloj që një deklaratë të tillë të mos e bësh se ti merr fajësinë në këtë mes. Të thuash që unë nuk kam ndërmend të vras Fatmir Xhafën, do të thotë se Fatmir Xhafa të burgosi ty se e ke kërcënuar. Kjo është e vërteta. Natyrisht, ai ishte në burg dhe unë nuk mund të merrja përsipër më shumë se kaq. Këshilla ime është që ju të mos e firmosni se kjo të fajëson dhe ti je i ri në karrierë dhe ke karrierë përpara. Mirë, tha. Iku. Doli, erdhi. Çfarë bëre me atë? Jo, tha, nuk ma kërkuan më. Tani, të tjerat lexojini vetë. Kështu që, nuk është përgjegjësia ime për atë që birësohet politikisht këtu apo aty, apo këndej dhe andej. Ka bërë zgjedhjen e tij,” tha Berisha./Dosja.al
sali berisha ervin salianji
Politike
23 March 2026, 13:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protesta kudo në Shqipëri. Gjatë konferencë së sot...
Politike
23 March 2026, 13:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi një ditë pas protestës së opozitës, se me sundimin e Edi Ramës...
Politike
23 March 2026, 13:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë t...
Politike
23 March 2026, 13:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se beteja e opozitës do të vijojë pa ndërprerje dhe do...
Politike
23 March 2026, 11:53
I.A
TIRANË- Agjensia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës ditën e djeshme në Tiranë...
Politike
23 March 2026, 11:51
D.S
TIRANË- Media e njohur polake, TVP ka raportuar për protestën e djeshme në kryeqytet të organizuar nga Partia Demokratike.
Në a...
Politike
23 March 2026, 11:18
I.A
Pamjet
PODUJEVË- Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Majac të komunës së Podujevës, ku dy persona humbën jet&...
Politike
23 March 2026, 11:07
D.S
Vlera e rezervës së arit të mbajtur nga Banka e Shqipërisë ka arritur nivelet më të larta historike, e nxitur nga rritja e ...
Politike
23 March 2026, 10:11
I.A
Foto ilustruese
GJERMANI- Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme në Opozitës. Me an&eum...
Politike
23 March 2026, 09:34
D.S
TIRANË- Avokati i Popullit ka publikuar një raport paraprak mbi zhvillimin e protestës së opozitës një ditë më pa...