LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga aleatët e Ramës

Ndërsa pret gjyqin për akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, poston rregullisht video në aplikacion nga qelia.

8 September 2025, 15:51 Nga E. D
BIRN: Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri shpërfillet
foto ilustruese

TIRANË- Gjashtë muaj pas ndalimit të TikTok-ut, edhe një nga aleatët më të afërt të kryeministrit Edi Rama vazhdon ta përdorë atë.

Ndërsa pret gjyqin për akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, poston rregullisht video në aplikacion nga qelia.

Dhe ai nuk është i vetmi që përdor një VPN për të anashkaluar ndalimin 12-mujor të vendosur nga qeveria e Ramës në mars, pas vrasjes me thikë të një djali 14-vjeçar në dhjetor 2024, pas një sërë konfliktesh në rrjetet sociale.

E njëjta gjë vlen edhe për gazetarin tiranas Ilir Karabrahimi, i cili poston rregullisht për turizmin për më shumë se 23,000 ndjekësit e tij.

Edhe pse ka vënë re një rënie të shikimeve, i pyetur nëse ndalimi ka qenë efektiv, Karabrahimi u shpreh prerë: “Absolutisht jo.”

“Mendoj se ishte për qëllime elektorale; për momentin, qarkullojnë video në TikTok të (ish) kryetarit të bashkisë së Tiranës në paraburgim,” tha ai.

“TikTok-u ndihmon në krijimin dhe promovimin e bizneseve dhe turizmit. Mund të vendosen disa kufizime dhe politika të tjera për përdorimin e tij, por jo mbyllje.”

Asnjë fjalë për filtrat e premtuar

Ndalimi 12-mujor i TikTok-ut nga Rama hyri në fuqi vetëm dy muaj para zgjedhjeve, në të cilat Partia Socialiste fitoi një mandat të katërt radhazi dhe të paprecedentë në qeverisje.

Ai tha se vendimi nuk ishte marrë “me nxitim”, por ishte bazuar në një sondazh me rreth 65,000 prindër, 90 për qind e të cilëve – sipas Ramës – kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut.

Megjithatë, brenda pak orësh, një nga kompanitë që ofron shërbime VPN në Shqipëri njoftoi se përdorimi i tyre ishte rritur ndjeshëm.

“Më 13 mars, Shqipëria i ka urdhëruar ofruesit e internetit të bllokojnë #TikTok”, shkroi Proton VPN në X, ish-Twitter. “Përdorimi i #ProtonVPN është rritur me 1,200% mbi mesataren dhe ky numër po vazhdon të rritet pasi shqiptarët kërkojnë qasje në një internet të hapur dhe të lirë.”

Ndërkohë, qeveria ende nuk ka shpallur masa konkrete për të rregulluar përdorimin e TikTok-ut nga adoleshentët në Shqipëri, megjithëse më parë kishte deklaruar se do ta përdorte këtë periudhë 12-mujore për të bashkëpunuar me TikTok-un në identifikimin e filtrave që do të “ndalonin promovimin e sjelljeve të padëshiruara”.

“Personalisht, mendoj se ndalimet drastike nuk janë efektive”, tha Ermelinda Hoxha, gazetare dhe prind, e cila u angazhua për më shumë siguri në shkolla pas vrasjes me thikë të adoleshentit në dhjetor.

“Masa më të strukturuara duhen marrë, duhet të garantohet mbrojtja e të dhënave, por edhe mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve nga përmbajtja e dhunshme në TikTok, por jo vetëm kjo, sepse nevojitet edhe edukim digjital për përmbajtje të sigurt.”

Hoxha gjithashtu iu referua sfondit politik të ndalimit të Ramës, duke theksuar se kjo ndodhi “pak para zgjedhjeve të përgjithshme”.

Sfida në gjykatë

E pyetur për rezultatet e punës me TikTok-un mbi masat e reja për të filtruar përmbajtjen “e padëshiruar”, Ministria e Arsimit në Shqipëri nuk dha përgjigje.

“Ne, aktualisht, nuk kemi asnjë analizë konkrete nga institucionet shqiptare në lidhje me sa efektive ka qenë mbyllja e TikTok-ut deri në këtë pikë”, tha Isa Myzyraj, kreu i Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH).

Shoqata ka apeluar kundër ndalimit të TikTok-ut në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë vendimin e qeverisë në seancë publike.

“Nëse qeveria do të kishte një plan serioz, ajo do të kryente një analizë konkrete për të mbështetur vendimin e saj dhe do të paraqiste rezultate konkrete”, tha Myzyraj për BIRN.

“Sipas mendimit tim, mbyllja e TikTok-ut nuk ka pasur asnjë efekt; mjafton të shohësh rrjetet sociale për të kuptuar se të gjithë përdoruesit e TikTok-ut ose janë zhvendosur në aplikacione të tjera si Instagram dhe YouTube, ose kanë hyrë në TikTok përmes një VPN-je.”

Myzyraj tha se AGSH-ja pret që gjykata të vendosë në favor të saj “dhe kështu të mbrojë demokracinë dhe lirinë e shprehjes”.

“Ai vendim do të jetë një precedent i rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vende të tjera dhe për të gjitha qeveritë që guxojnë të kufizojnë të drejtën e shprehjes dhe lirinë e aksesit në internet.”/BIRN

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...