8 September 2025, 13:04
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, mundë të ketë ndihmuar Altin Dumanin që të kalojë procesin e vetingut në këmbim të shuma të mëdha parash. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se kjo çështje kërkon hetim urgjent dhe theksoi se ky mund të jetë një nga arsyet pse Dumani mban ende të fshehur në sirtar dosjen e McGonigalit.
"Edi Rama, pas McGonigalit, është personi i dytë më kryesor në këtë organizatë kriminale. Ky hetim ka dhe anë të tjera, Targetin 3, lidhjen me Shestakovin, agjentin e mirëfilltë të shërbimit sekret rus, të cilit McGonigal i thotë se kemi gjetur akses tek Edi Rama dhe qeveria e tij. E rëndë, damkosëse është edhe mesazhi i McGonigalit që nga zyra e Edi Ramës informon personin që nuk i kanë thënë emrin se kryeministri shqiptar po bën reformën e drejtësisë dhe do kemi shumë punë tani.
Në fakt, janë të shumtë zërat që kërkon t’i shuajë Altin Troplini, të cilin dëshmojnë se McGonigal u përfshi direkt në vetingun, duke marrë shuma të mëdha. A ishte Altin Troplini që e ndihmoi McGonigali të kalojë vetingun? Edhe kjo është çështje hetimi. Është ky një akt shtesë që Altin Troplini mban në sirtar dosjen e McGonigalit?
Edhe kjo kërkon përgjigje. Por Altin Troplini nuk mund t’i kalojë kurrë, nuk mund të flejë kurrë mbi këto dosje krimi, nuk mund të zhdukë këto dosje krimi. Dhe unë u them ju, se në qoftë se ky raport i Inspektorit të Përgjithshëm për herë të parë bëri të ditur aspektin kinez të dosjes shqiptaro-amerikane të McGonigalit, aspekte të tjera janë në zbardhje e sipër," tha Berisha.
sali berisha
Politike
8 September 2025, 13:03
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka akuzuar Kreun e SPAK Altin Domanin s...
Politike
8 September 2025, 12:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferenë për shtyp është ndalur edhe tek&n...
Politike
8 September 2025, 12:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të...
Politike
8 September 2025, 12:35
r.ll
vendngjarja/ sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen që tronditi paraditen e sotme qytetin e Shkodr...
Politike
8 September 2025, 12:20
r.ll
mcgonigal, rama
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK lidhur me provat e reja t&e...
Politike
8 September 2025, 11:30
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dërgojë të martën gjykatës më të lart&...
Politike
8 September 2025, 10:56
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e...
Politike
8 September 2025, 10:52
Dosja.al
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në Konferëncën e Ambasadorëve u shpreh se...
Politike
8 September 2025, 10:12
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferëncën e Ambasadorëve ka shprehur kritika ndaj d...
Politike
8 September 2025, 09:58
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Konferenca e Ambasadorëve këtë viti zhvillohet në nje moment historik p&eum...