13 October 2026, 10:45
Nga E. D
pamje nga konferenca
TIRANË-
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është 'përplasur' në Konferencën e Kryetarëve me socialistët Taulant Ballën dhe Niko Peleshin. Gjatë debatit mes tyre, Blushi ka akuzuar mazhorancën për shkelje të të drejtave të opozitës dhe ka kërkuar mbajtjen e një qëndrimi nga Kuvendi për pretendimet mbi kërcënimet ndaj deputetëve, në lidhje me votimin e reformës territoriale.
Blushi ka përmendur edhe deputetët Erion Braçe, Elisa Spiropali dhe Marjana Koçeku, duke thënë se ata janë kërcënuar nga kryeministri Rama. Ndërsa për përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut me 60 ditç nga Kuvendi, ai tha se është bërë në shkelje të kushtëtutës. Gjithashtu Blushi ka kërkuar që Kuvendi të mbajë qëndrim për konfliktin mes Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
"Akti diktatorial i dënimit politik të mbi 300 mijë shqiptarëve vulosi domosdoshmërinë për zhbërjen e Kuvendit. Ky Kuvend konfirmoi se mbron vetem interesat kriminale, mafioze dhe ekonomike te Edi Rames. Miratimi i dhunshem i hartes se shpopullimit shtroi nevojen qe shqiptaret te zhbejne tani Kuvendin e krimit. Perjashtimi i deputeteve te opozites eshte thellim i shkeljeve te Kushtetutes nga mazhoranca dhe mohim i te drejtave kushtetuese te opozites. Kuvendi eshte kthyer ne noter dhe rrobaqepes te akteve kriminale dhe ligjeve me porosi te Edi Rames. Refuzimi i konsensusit politik dhe i konsultave me qytetaret protestues, qe u rrahen dhe gjakosen, na detyron te mos kete me asnje negociate dhe asnje ulje ne tryeze me shumicen e krimit. Kuvendi duhet te mbaje nje qendrim per kercenimet mafioze ndaj deputeteve per te votuar nen shantazh, kercenime harten e shpopullimit.
Brace, Spiropali e Koceku kane pohuar se jane kercenuar, shantazhuar nga Edi Rama dhe bandat e lidhura me qeverine. Kercenimi i deputeteve eshte nje akt shume i rende kriminale qe meriton hetim. Kuvendi duhet te mbaje qendrim ndaj dhunes qe po ushtrohet ndaj qytetareve vecanerisht kur thirret seanca plenare. Shtetrrethimi, blindat, gardhet e hekurit dhe policet jane tipare te nje shteti diktatorial. Kuvendi nuk mund te qendroje indiferent ne lidhje me konfliktin GJKKO Shkalle e Pare - Dhoma Kombetare e Avokatise. Kuvendi te nderhyje per te zgjidhur kete konflikt te qellimshem dhe me regji politike, me pasoja shume te renda per procesin e rregullt ligjor. Heshtja e Kuvendit konfirmon bashkëfajësinë, nxitjen dhe mbajtjen gjallë të një konflikti që duhet të marrë fund urgjentisht," tha Blushi./Dosja.al
tedi blushi
Politike
13 October 2026, 10:35
E. D
BULLGARI- Kryeministri bullgar Rumen Radev, ka njoftuar se dy anije janë goditur nga dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgaris...
Politike
13 October 2026, 08:59
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën ...
Politike
13 October 2026, 08:11
E. D
foto ilustruese
LUKSENBURG- Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bas...
Politike
13 October 2026, 08:00
E. D
Edi Rama
LUKSENBURG- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh lidhur me procesin e Integrimit Europian të Shqi...
Politike
12 October 2026, 22:45
E. D
Terry Reintke dhe Ursula von der Leyen
LUKSENBURG- Eurodeputetja gjermane, Terry Reintke, ka kritikuar ashpër heshtjen e institucioneve europiane...
Politike
12 October 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
Pas më shumë se tre vitesh bllokim të fondeve IPARD për fermerët shqiptarë, qeveria po përgatit ndryshime...
Politike
12 October 2026, 22:42
E.d
Foto ilustruse
LUKSENBURG- Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të zhvillojnë nesër në Luksemburg Konferencën e 10-të Nd&e...
Politike
12 October 2026, 22:28
E.d
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të g...
Politike
12 October 2026, 19:44
E.d
Justina Shiroka Pula, në takim me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin
Gjatë një takimi me senatorët amerikan&...
Politike
12 October 2026, 19:03
E.d
Pamje nga takimi
TIRANË - Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e ti...