11 April 2024, 16:39
Nga I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit e dosjes 5D duhet që të përgjigjen para prokurorit. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Braçe ka theksuar se ngjarje të tilla ka patur dhe në kohën e qeverisë Berisha. Ndërkohë që ka shtuar se tashmë, gjithkush mban përgjegjësi për veprimet që bën.
"Edhe sot në mëngjes në këtë sallë shoh se nuk ndryshon asgjë këto 34 vite. Çështjet penale i zgjidh prokuroria, çështjet politike i zgjidh vota. Kjo duhet të ishte sjellja që në fillim. Por prokurori u kap dhe më pas u fut në burg kryetari i opozitës. Dhe prokuroi i kryetarit të opozitës është avokati i kryetarit të opozitës sot. Trajektore e bukur. Ka qenë kjo sjellje. Jam gati t’ju them si quhesh Maks Haxhia e me radhë deri tek Ina Rama këtu në sallën e parlamentit. E më pas u shqua në mënyrë të pa denjë si mafia quante Silvia Contin tek filmi. Ajo që nuk ndryshon është kultura. Kjo kultura e re kur para një akuzë penale ke vetëm avokatin dhe nëse pengon prokurorin ke një akuzë mbi kurriz, akuzë penale që cilësohet si pengim i drejtësisë.
Kjo duhet të marrë fund. Nuk jam këtu të mbroj kompaninë 5D, asnjë tjetër. Të përgjigjen para prokurorit. Mos bëni si të virgjër. Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec? Sa ishin? Nuk bën vetëm vjedhje, por edhe pjekje të gjallë, në atë furrën e madhe të korrupsionit. Si doni ta quaj Gërdec SFSHD. Po në Lalëz sa drejtorë janë të përfshirë? Ta bëjmë një bilanc. Sa do dali 5D, 6D, 7D. Po në Porto Romano sa ishin të përfshirë? Po te klubi Partizani sa drejtorë të përfshirë? Minus 1, gjenerali, sepse nuk pranoi të firmos. Po në K6, sa janë përfshirë në Kardhiq? Cila ishte diferenca? Në atë kohë s’kishte as prokurorë as gjyqtar. Tani ka prokuror dhe gjyqtar. Kishte një kryeministër që ushtronte presion mbi çdo prokuror dhe gjyqtar. Kjo është diferenca mes nesh. Që gjithkush të mbajë përgjegjësi për atë që bën", tha Braçe.
erion brace seance plenare 11 prill 2024
Politike
11 April 2024, 16:32
I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj ka folur ditën e sotme për të përbashkëtat q&eu...
Politike
11 April 2024, 16:12
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzar sërish rekursin e Jamarbër Malltezit. Rekursi sipas raportimeve ishte b...
Politike
11 April 2024, 15:23
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Seanca plenare ka rinisur pas pushimit prej disa minutash. Në pjesën e dytë seanca po drejtohet nga nënkr...
Politike
11 April 2024, 14:53
r.ll
gazment bardhi, elisa spiropali
TIRANË- Diskutimi në Parlament për marrëveshjen me BE-në ka ndezur debat mes opozitës d...
Politike
11 April 2024, 14:37
I.A
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Pos...
Politike
11 April 2024, 14:10
r.ll
pandeli majko, gazment bardhi
TIRANË- Një marrëveshje me BE-në e cila ishte në rend dite të seancës së sotme ka nde...
Politike
11 April 2024, 14:02
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Një moment pikant ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku ka plasur e qeshura. Teksa deputetja demokrate Jorida Ta...
Politike
11 April 2024, 13:43
M.B
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se palët politike duhet të rikthehen tek marrëveshj...
Politike
11 April 2024, 13:34
r.ll
agron shehaj
TIRANË- Në seancën plenare që po zhvillohet mandati i Olta Xhaçkës ka hapur debat mes saj dhe opozitës. P...
Politike
11 April 2024, 13:21
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Kanë vijuar debatet në seancën e sotme në Kuvend ku i radhës ishte ai mes deputetit të Partisë...