3 June 2026, 13:24
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur me gazetarin e Syri Tv, pasi i bëri një pyetje se cilën prej kërkesave të protestuesve do të zgjidhte, burgun apo dorëheqjen. Rama në fjalën e tij, u shpreh fillimisht se kjo pyetje nuk meritonte përgjigje.
Ndërkohë që më tej dha një koment, duke quajtur protestuesit manipulatorë si dhe “ronxho-bonxho” (sharlatanë, të paaftë dhe inkopetentë).
“Unë nuk do të përgjigjem, sepse po të përgjigjem do konsiderohem si njeri që nuk respekton mediat. Kështu nuk kam përgjigje unë për këtë pyetje sepse kjo pyetje, nuk është pyetje fare. Kësaj pyetje i mungon çdo lloj etike. Ndërsa për sa më takon, unë e di shumë mirë që ata që vijnë protestojnë janë shqiptarë dhe unë nuk u përgjigja ndaj shqiptarëve që vijnë protestojnë, u përgjigja ndaj atyre që thonë: “ne duam dorëheqjen pa kushte”, duke thënë që unë nuk kam fare ftesë për ta. Nuk janë ata që kam ftuar unë se unë e di se cilët janë ata. Unë e di se si funksionojnë ata dhe ata janë pjesë e manipulatorëve.
Ndërkohë unë e kam me ata që janë pjesë e asaj turme ose atij grupi në bulevard që nuk kanë lidhje me këta të parët, që nuk dalin në bulevard për të kërkuar dorëheqjen time. Përsa i përket burgut, kjo është një temë që meriton vetëm një koment nga ana ime. Koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë, është një kohë të cilën e kemi lënë shumë pas dhe unë jam njeriu që me krenari kam udhëhequr betejën më të madhe historike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët njësoj, duke i hapur rrugë Reformës në Drejtësi, duke i dhënë në jetë një strukture e cila është tërësisht e pavarur nga unë dhe e cila bën punën në shërbim të drejtësisë.
Kështu që janë gjëra tërësisht të ndara dhe kjo është prapë pjesë e spekulimeve dhe e manipulimeve, po unë kam parë shumë nga këto dhe këto s'më bëjnë përshtypje fare. Janë film shumë i vjetër që ka gjithmonë të njëjtin fund dhe ajo që më vjen keq me ata që vazhdojnë i shkojnë nga mbrapa atyre “honxho-bonxhove” të tjerë që janë që janë “nëndritarësit” profesionistë të Shqipërisë është që janë njësoj si ata që shkojnë te i njëjti film dhe mezi presin që fundi të jetë ndryshe dhe që personazhi i tyre të triumfojë. Nuk ndodh kjo! Është një film me fund që e kanë parë të gjithë”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
3 June 2026, 13:17
D.S
KOSOVË- Ligji që do të rregullonte hapjen e dosjeve nuk është miratuar nga asnjë qeveri serbe nga viti 2000 e deri sot.
Predrag...
Politike
3 June 2026, 12:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pava...
Politike
3 June 2026, 12:56
D.S
Erion Braçe
TIRANË- Gykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe, në procesin gj...
Politike
3 June 2026, 12:50
E.d
Enena Karakaçi
TIRANË- Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enena Karakaçi ka deklaruar ditën e sotme se aeroporti i...
Politike
3 June 2026, 12:49
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sërish sot lidhur me zhvillimet në Zvërnec, duke konsideruar zhvillim pozitiv lirimin e llo...
Politike
3 June 2026, 12:17
D.S
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në një takim zyrtar në ndërte...
Politike
3 June 2026, 11:57
D.S
sali berisha
TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike ka zbardhur detaje nga takimi me ish-presidentin Ilir Meta. Ky takim u zhvillua kur kryedemokrat...
Politike
3 June 2026, 11:45
D.S
Erion Veliaj
TIRANË- SPAK pritet të paraqesë sot pretencën për 7 të pandehurit e dosjes "Veliaj" në seanc&eu...
Politike
3 June 2026, 11:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë e ngushëllimit t&eu...
Politike
3 June 2026, 11:01
D.S
Edi Rama
TIRANË- Ndërsa protestat kundër projektit të Zvërnecit vijojnë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reago...