LIVE UPDATES
Politike

DEBATET/ Berisha: Flet me Gentian Sharrën! Balla: S'ke qenë kurrë burrë! SPAK të hetojë CEZ

Kjo ka mjaftuar që Balla të kërkonte që kryedemokrati të hetohet nga SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIAZ. Balla tha se Berisha ishte përfituesi kryesor i kësaj afere që i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 400 milion euro.

3 October 2022, 22:17 Nga e.k
DEBATET/ Berisha: Flet me Gentian Sharrën! Balla: S'ke qenë
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u "përplas" me kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla për çështje CEZ-DIA dhe dyshimet për financimin rus në Partinë Demokratike. 

Duke folur nga foltorja e KLuvendit Berisha akuzoi qeverinë e cila sipas tij duke përdorur një platformë mafioze ka blerë 34 milion euro energji në vetëm, 5 orë. Ai tha se qytetarët po vidhen ndërkohë që qeveritarët pasurohen.

Kjo ka mjaftuar që Balla të kërkonte që kryedemokrati të hetohet nga SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIAZ. Balla tha se Berisha ishte përfituesi kryesor i kësaj afere që i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 400 milion euro. Nga ana tjetër kreu i selisë Blu e akuzoi Ballën si të lidhur me bandat e krimit duke e akuzuar se ka kontakte me Gentian Sharrën ( nje person me të shkuar kriminale, i akuzuar për një sërë veprash të rënda kriminale).

Sali Berisha: Është bërë bajate dhe vulgare se nga kjo sallë, deputetët e pseudomazhorancës kanë vetëm dy tema kryesore, sëpari sulmin e opozitës, së dyti lavdërimet e qeverisë. Lavdërimet e një grupi njerëzish që nuk guxojnë të takojnë një qytetarë të vetëm. Lavdërimet e një grupi njerëzish që në çdo pozicion, në çdo ditë e çdo kohë vetëm vjedhin. Lavdërimin e një grupi njerëzish që janë bërë urrejtje kryesore e qytetarëve shqiptarë. Lavdërimin e një grupi njerëzish me në krye Edi Ramën që fluturon me një aeroplan me 150-300 mijë euro. Në dallim nga të gjithë qeveritë e tjera në Europë, ndërtojnë 1 km rrugë në fushë 24 mln euro. 8 Herë më lartë se çmimin sepse ndajnë paratë me njëri-tjetrin. E kanë shndërruar administratën shtetërore, në një vend hajdutësh. Një grup njerëzish që vendosin format më të egra të vjedhjes dhe rrjepjes së qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë jeni ju këtu për të përfaqësuar qytetarët? Këta që kam unë mbrapa s'kanë lidhje me qytetarët, janë në tjetër planet. Nuk shoh të bënte takim me qytetarët, sikur problemi i qytetarëve nuk janë vjedhjet e qytetarëve por Opozita që i denoncon ato. Ju po e damkosni parlamentin. Flisni për krizë energjitike. Të dashur qytetarë shqiptarë, Shqipëria nuk ka asnjë kusht për vjedhje të energjisë elektrike. Nuk ka lidhje energjia elektrike që prodhohet në Shqipëri me luftën në Ukrainë. Kriza në vendin tonë lidhet fund e krye me mashtrimin me vjedhjen e energjisë elektrike. Si asnjëherë më parë, Shqipëria po proshon 9 terravat energji. Ky deklaron që kemi mungesa. Ja ku e keni tenderin e fundit. Një javë më parë, bënë tender të energjisë në KESH dhe shpallën në datën 29 shtator në orën 10 tenderin që duhej të mbyllej në 12. Hajdutë si ju s'ka parë bota, hapet tenderi në orën 10, mbyllet në 12. Me se hapet dhe si hapet, me një platformë mafioze që nuk e ka miratuar askush, Me një platformë që e kanë servirur firmat me të cilat ju ndani paratë. Nuk them për ju sepse ju zbrisni atje poshtë, por këta, këta që mbushin thasët. A mund të ecet në këtë mënyrë, më thoni ju mua. Ky është një rast, por sigurisht që ka krizë sepse brenda dy orëve blini 34 mln euro energji. Nuk prisni as pesë orë dhe as dy ditë, me një platformë që ua kanë vënë firmat që fitojnë tenderat. Në krye të kësaj piramide hajnie qëndron Edi Rama. Ai është arkitekti i të gjitha këtyre vjedhjeve. 

Taulant Balla: Zonja kryetare për procedurë. Bzuar në rregulloren, Kuvendi ka votur këtu me 74 vota për të kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe bandën e tij në qeveri për një dëm prej 400 milion eurosh.Një ditë me diell dy javë para zgjedhjeve të viti 2009, një person, i cili ishte sekseri dhe njoftonte palën çeke që kam folur me kryeministrin, ky person është paraqitur në derën e një banke të nivelit të dytë dhe ka tërhequr brenda ditës 6.8 milionë euro. Sekseri ka tërhequr 6.8 mln euro. Kuvendi duhet të ndjekë vendimet që merr vetë. 410 milionë euro i ka kushtuar ai Shqipërisë, atë 6.8 milionë euroshin, një gjë është e sigurt, do gjendet dhe do tu kthehet taksapaguesve shqiptarë. Edhe…të trashëgoheni. 

Sali Berisha: Të nderuar deputetë, ky këtu ngrihet dhe sulmon opzitën. Flet për Partinë Demokratike dhe financimet. Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë dikush është Lulzim Basha. Edi Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe që i deklaroi Bashës që i ke futur duart në xhepat rusë, bëri gjithçka që t'ja mbyllë dosjen. Kush të odjë të marrë dosjen dhe të shohë se sa qesharakë është mbyllja e asaj dosjeje. PD ka ngritur një komision, Basha të tregojë kush ia dha paratë. Ju them një gjë, ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokhin. Do vazhdojë dosja ruse dhe këtu do jemi.

Taulant Balla: Tani që të doli Luli nga gafa ti i thua këto. Po qe burrë shko denoncoje Lulin në Prokurori, po ti s'ke qenë kurrë burrë.

seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...