8 May 2024, 11:12
Nga r.ll
foto nga degjesa publike
TIRANË- Në Tiranë është zhvilluar një dëgjesë publike për planin e menaxhimit të Bylisit dhe Klosit financuar nga BE, dy zona arkeologjike që parashihet të administrohen me fondacion pavarësisht një propozimi të parë, që sugjeronte menaxhim shtetëror.
Dëgjesa publike u organizua nga Ministria e Ekonomisë, ndërsa zëvendës minsrja tha se plani i menaxhimit synon zhvillimin e infrastrukturës me qëllim promovimin. Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin Europian, Hubert Perr theksoi se dëgjesa e opinioneve dhe e shqetësimeve ashtu si integrimi dhe dalja me një zgjidhje, është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian.
Por për këtë plan ka pasur edhe kritika. Deputetja e opozitës, Ina Zhupa tha se Bylisi ka një rast flagrant sesi tjetërsohen paratë e dhëna nga BE.
“Bylisi ka një rast flagrant sesi tjetërsohen paratë e dhëna nga BE. Ka 900 mijë euro te harxhuara ne rroga, udhëtime, zyra. Ndërkohë janë gati 6 milionë euro për ta nxjerrë Bylisin në pah e për ta bërë një nga pikat me atraktive të Shqipërisë. Por, të përgatisësh dosjen e Bylisit e të mos kesh një fjalë për ta bërë pjesë të Unesco? Kjo tregon se nuk synon njohjen ndërkombëtare të tij”, pohoi Ina Zhupa.
Kritika pati edhe nga eksperti i trashëgimisë, Auron Tare, i cili e krahasoi planin për Bylisin me menaxhimin e Butrintit , ku tha se është modeli i sjellë nga ministria është i dështuar
“Kam një pikëpyetje të madhe se si me atë kontribut financiar, kemi plan menaxhim të cektë dhe të mangët. Fakti që ju vini e propozoni një menaxhim të drejtpërdrejtë, pa e argumentuar. Përshembull, modelet që sillni ju, si ai i Stonehenge është model i dështuar”, tha Tare.
Arkeologu Neritan Ceka, që është edhe një nga autorët e planit të menaxhimit, pati dy qëndrime, kontradiktore. Një në fillim si autor i planit dhe një në fund ku e kritikoi planin dhe paralajmëroi bojkot.
“Puna që do paraqitet nga kolegu, është bërë përveç meje nga një ekip që kanë bërë 7 nga 9 kapitujt e këtij dokumenti që është publikuar nga Ministria e Kulturës”, -tha ai në fillimin.
Ndërsa në fund shtoi; “Unë me këtë lloj plani menaxhimi të jeni të sigurt se arkeologët shqiptarë nuk bashkëpunojnë dhe po ua them në mënyrë përfundimtare”. Fokusi i takimit shkoi për Bylisin duke e lënë disi në hije Klosin dhe të ardhmen e tij.
ina zhupa auron tare neritan ceka plani i menaxhimit te bylisit
Politike
8 May 2024, 10:26
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Seanca në gjykatën e Apelit të përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Sal...
Politike
7 May 2024, 20:45
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u bëri thirrje qytetar...
Politike
7 May 2024, 20:39
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Rama, se ky i fundit kontrollon drejtësi...
Politike
7 May 2024, 20:37
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij, duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, se ...
Politike
7 May 2024, 20:28
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës tij mbrëmjen e sotme tha se Kryeministri Edi Rama ...
Politike
7 May 2024, 20:28
B.Z
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar protestën që u mbajt paraditen e sotme te Bashkia e Tiranës, kundër kryebashkiak...
Politike
7 May 2024, 20:30
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Partia e Lirisë ka njoftuar sot se kryesia e saj ka zgjedhur dy sekretarë dhe tre kryetarë komisionesh. Sipas nj...
Politike
7 May 2024, 20:23
M.B
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar të PS
TIRANA- Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e n...
Politike
7 May 2024, 20:17
B.Z
Belind Këlliçi
TIRANË - Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e...
Politike
7 May 2024, 19:17
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbledhur kryesinë pasditen e sotme ku është ndalur te z...