Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Rama i kërkon ndjesë Komisioneres Marta Kos: Siç i themi ne shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara
Në një reagim në “X” kreu i qeverisë ka rishpërndarë postimin e komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, Rama duke i kërkuar ndjesë për mënyrën se si një ligj “fisnik dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin” është keqpërdorur për qëllime politike.
6 November 2025, 19:11Nga M.L
Gonzato-Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila dënoi sulmet e deklaratat për ambasadorin Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. Në një reagim në “X” kreu i qeverisë ka rishpërndarë postimin e komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, Rama duke i kërkuar ndjesë për mënyrën se si një ligj “fisnik dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin” është keqpërdorur për qëllime politike.
"Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Rama.
We apologize for the insulting way in which a very noble law, fully aligned with EU principles of gender equality and non-discrimination, has been misused to distort public perception, and for the way the EU Ambassador has been exploited for such an ignoble purpose.… pic.twitter.com/MOuhj2JSzi