16 September 2026, 14:28
Nga E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në taotal me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. Në një reagim zyrtar, Kurti shprehet se shpallja fajtorë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm.
Kurti kërkon që aktgjykimi të ndryshohet në shkallën e Apelit, duke shtuar se në këto momente e gjithë Kosova është pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë. Në fund, ai tha se aktgjykimi i sotëm rrëzoi pretendimin më të rëndë, se UÇK-ja kishte kryer sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile.
“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm. Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit. Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit, dhe atë sa më parë. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë.
Me akuzat në KiE nga deputeti rus dhe serb, nisi gjithçka më 15 prill 2008, por ne duhet të sigurohemi që asgjë nuk përfundoi sot. Asgjë prej pretendimeve dhe akuzave të ekzagjeruara dhe absurde, duke nisur prej Shtëpisë së Verdhë. Aktgjykimi i sotëm rrëzoi pretendimin më të rëndë, se UÇK-ja kishte kryer sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile”, shprehet Kurti./Dosja.al
albin kurti hagë reagim
Politike
16 September 2026, 14:20
I.A
Hashim Thaci
KOSOVË- Gati tri dekada para dënimit me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi ishte d&eum...
Politike
16 September 2026, 14:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkim brenda opozitës, duke u drejtuar v...
Politike
16 September 2026, 14:11
I.A
Edi Rama
KORÇË- Kryeministri Edi Rama është përballur me kundërshtime nga qytetarët e Maliqit gjatë diskutimeve p...
Politike
16 September 2026, 13:57
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur ditën e sotme fajtor për krime lufte dhe &e...
Politike
16 September 2026, 13:57
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhjen me dënimin e dhën nga Gjykata Special...
Politike
16 September 2026, 13:51
I.A
Ivica Daçiç
SERBI- Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivic...
Politike
16 September 2026, 13:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Speciale e Hagës dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e ...
Politike
16 September 2026, 13:36
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në...
Politike
16 September 2026, 13:34
I.A
Ali Ahmeti
SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë dhe thellësisht zhg&eu...
Politike
16 September 2026, 13:20
I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gj...