16 September 2026, 14:11
Nga I.A
Edi Rama
KORÇË- Kryeministri Edi Rama është përballur me kundërshtime nga qytetarët e Maliqit gjatë diskutimeve për riorganizimin territorial, teksa banorët nuk pranojnë propozimin për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Korçës. Gjatë takimit, qytetarë, punonjës të administratës dhe përfaqësues të sektorit të bujqësisë kanë kundërshtuar propozimin, duke kërkuar që Maliqi të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete.
“Mos e shkrini”, “Ne jemi kundër” dhe “Vendimin ndryshojeni, mos e shkrini Maliqin”, kanë qenë disa prej reagimeve të qytetarëve gjatë debatit me kreun e qeverisë.
Kundërshtimet janë lidhur edhe me problematikat e zonës së fushës së Maliqit dhe shqetësimin se bashkimi me Korçën mund të ndikojë në mënyrën e administrimit të territorit. Sipas një burimi brenda takimit, është pretenduar se rreth 97 për qind e qytetarëve janë kundër shkrirjes së Bashkisë Maliq.
Nga ana e tij, Rama ka deklaruar se qëndrimet në dy zonat janë të ndryshme, duke thënë se në Korçë nuk ka kundërshtime ndaj bashkimit, ndërsa banorët e Maliqit shfaqen të shqetësuar dhe të pakënaqur me propozimin./Dosja.al
edi rama
Politike
16 September 2026, 13:57
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur ditën e sotme fajtor për krime lufte dhe &e...
Politike
16 September 2026, 13:57
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhjen me dënimin e dhën nga Gjykata Special...
Politike
16 September 2026, 13:51
I.A
Ivica Daçiç
SERBI- Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivic...
Politike
16 September 2026, 13:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Speciale e Hagës dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e ...
Politike
16 September 2026, 13:36
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në...
Politike
16 September 2026, 13:34
I.A
Ali Ahmeti
SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë dhe thellësisht zhg&eu...
Politike
16 September 2026, 13:20
I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gj...
Politike
16 September 2026, 13:17
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇ...
Politike
16 September 2026, 12:59
I.A
Pierre-Richard Prosper
HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj klientit të tij si nj&eu...
Politike
16 September 2026, 12:55
LDK
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-...