8 July 2026, 22:47
Nga E.d
Foto ilustruse
Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri, raporton TV21. Bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike. Zyrtarët pretendojnë se janë mbajtur për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime.
Pas një ore, një pjesëtar i policisë kufitare u ka bërë të ditur se tre prej tyre mund të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa personi i katërt që ishte me ta nuk lejohej të kalonte. Në shenjë revolte, ata vendosën të kthehen, ndërsa më pas, sipas deklarimeve të tyre, u është komunikuar se kanë ndalesë hyrjeje në Shqipëri.
Sipas burimeve tona, kjo vjen pasi të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave në Tiranë, respektivisht dyshohet se ishin angazhuar në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.
Kujtojmë se “Revolucioni Flamingo” është një lëvizja qytetare në Shqipëri, e cila nisi në fund të majit 2026 si protestë kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Laguna e Nartës, Zvërnec dhe projekteve të zhvillimit në Ishulli i Sazanit, por më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama./ TV 21
adnan azizi hasim murtezani bekim qoku
Politike
8 July 2026, 22:38
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportimeve për trajtim denigru...
Politike
8 July 2026, 19:46
D.S
Sali Berisha
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e ...
Politike
8 July 2026, 18:56
E.d
Blendi Gonxhja
TIRANË- Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e këngëtarit me fam...
Politike
8 July 2026, 18:29
D.S
Balla- Bardhi
BRUKSEL- Diskutimi lidhur me projektet në zonën e Zvërnecit është zhvendosur sot në ambientet e Parl...
Politike
8 July 2026, 18:26
E.d
Pamje
STRASBURG- Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian ka folur për protestat masive t...
Politike
8 July 2026, 17:51
D.S
Edi Rama
TURQI- Mediat sociale patën një ditë të mbarë duke tallur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,...
Politike
8 July 2026, 17:49
E.d
Edi Rama dhe Mark Rutte
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një foto krah Sekretarit të Përgjithshëm të...
Politike
8 July 2026, 16:01
D.S
TIRANË- Teksa aleanca e NATO-s po përballet me presionin e vazhdueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen e...
Politike
8 July 2026, 15:47
E.d
Edi Rama
TURQI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se samiti i radh...
Politike
8 July 2026, 15:42
D.S
Mark Rutte,
TURQI- Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të ardhshëm të NATO-s, ku liderët e 32 vendeve...