8 July 2026, 18:56
Nga E.d
Blendi Gonxhja
TIRANË- Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West ka sjellë debate dhë kundërshtime qytetare dhe politike në vend. Në lidhje me këtë, Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja u shpreh se është prekur fondi rezervë i buxhetit të shtetit, dhe jo fondet për emergjencat.
Në studion e A2 CNN, Gonxhja tha se vetëm dje janë shitur mbi 700 bileta për koncertin, ndërsa shtoi se në Turqi, në dy javët e fundit, janë shitur 20 mijë bileta. Ai theksoi se qeveria bëri këtë ndërhyrje për të parandaluar zhgënjimin e atyre që kishin prerë biletat. Kjo pasi, sipas tij ka njerëz që kanë paguar 15 mijë dollarë dhe kanë ardhur që nga Australia.
“Nuk është prekur spitali i askujt, as programi i askujt. Është një fond i vogël, nuk e di shifrën e saktë, që është aty për raste kur ka nevoja të paparashikuara dhe që plotësojnë kushtet e një nevoje të paparashikuar. Nuk jam fare menaxheri i shitjes së biletave, por di të them që vetëm dje janë shitur mbi 700 bileta. Në Turqi, në dy javët e fundit, janë shitur 20 mijë bileta.
Arsyet janë këto që po ju them: humbja që do të kishim, pra dëmi që do të shkaktohej nga zhgënjimi i atyre që kanë prerë biletat. Ndoshta një pjesë e tyre nuk do t’i merrnin dot mbrapsht paratë. Ka njerëz që kanë paguar 15 mijë dollarë dhe kanë ardhur që nga Australia.
Ky është një treg në dukje privat, por është pjesë e industrisë kreative të vendit tonë. Nuk ka në asnjë vend të botës, sidomos në sistemin që ne kemi zgjedhur, që shteti të rrijë pas një muri dhe privatët pas një muri tjetër. Ky mur nuk ekziston.”, tha Gonxhja./Dosja.al
kanye west blendi gonxhja qeveria
Politike
8 July 2026, 18:29
D.S
Balla- Bardhi
BRUKSEL- Diskutimi lidhur me projektet në zonën e Zvërnecit është zhvendosur sot në ambientet e Parl...
Politike
8 July 2026, 18:26
E.d
Pamje
STRASBURG- Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian ka folur për protestat masive t...
Politike
8 July 2026, 17:51
D.S
Edi Rama
TURQI- Mediat sociale patën një ditë të mbarë duke tallur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,...
Politike
8 July 2026, 17:49
E.d
Edi Rama dhe Mark Rutte
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një foto krah Sekretarit të Përgjithshëm të...
Politike
8 July 2026, 16:01
D.S
TIRANË- Teksa aleanca e NATO-s po përballet me presionin e vazhdueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen e...
Politike
8 July 2026, 15:47
E.d
Edi Rama
TURQI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se samiti i radh...
Politike
8 July 2026, 15:42
D.S
Mark Rutte,
TURQI- Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të ardhshëm të NATO-s, ku liderët e 32 vendeve...
Politike
8 July 2026, 14:33
E. D
TIRANË- Deputetja, Marjana Koçeku ka kritukuar ashpër vendimin e qeverisë për financimin e koncertit Kanye West. Me anë t...
Politike
8 July 2026, 13:54
E.d
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në 1-vjetorin e lirimit të tij qelia, duke e...
Politike
8 July 2026, 12:36
Izmir Akulli
Edi Rama dhe Kanye West
TIRANË- Koncerti i reperit Kanye West në Shqipëri erdhi si një lajm me bujë të madhe, i cili u reklam...