27 January 2026, 14:04
Nga D.S
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi ministren e Brendshme Albana Koçiu duke u shprehur se mbrojti dhunën që policia përdori ndaj protestuesve të opozitës gjatë protestës së 24 janarit.
Sipas deputetës, qeveria përdori policinë si terroristë kundër qytetarëve. Zhupa theksoi se, pushteti duhet të jetë i shqetësuar kur rrezikohet të helmohen njerëz apo dërgohen në qelitë e burgut minorenë.
"Kur shteti shqiptar përdor gaz lotsjellës të skaduar rrezikon shëndetin public dhe është kundra konventave ndërkombëtare. Ne si parlamentarë duhet të jemi të shqetësuar me disporpocionin që ndërmerr policia e shtetit ndaj protestuesve paqësorë të opozitës. Duhet të jeni të shqetësuar kur rrezikoni të helmoni njerëz, godisni invalidë, dërgoni në qelitë e burgut minorenë. Se këto kanë të bëjnë me standardet për integrimin europian.
E duhet të vijë turp kur del sekretari i PS-së dhe thotë që është arritje e madhe që 2.2 mln euro shkojnë për një sport që ka qejf zoti Klosi ndërkohë që në këtë vend nuk ka ilaçe në pediatri. Nuk marrin pagat infermierët e shkurtohet buxheti i arsimit e nuk jepen pagesat e transportit mësuesve dhe suksesi sipas jush janë 2.2 mln euro për padelin. Mund tia jepnit për të mirën e këtij vendi. Ju keni humbur lidhjet me realitetin.
Maxhoranca sot thotë çfarë problemi ka, mjafton të bëjmë padel, të mbysim me gaz qytetarët, të shkatërrojmë arsimin, pronat, shëndetësinë e të vijmë këtu e të mburremi me arritje imagjinare. Protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetarët kanë goditur një institucion I cili është institucioni më I korruptuar në vend si kryeministria që përfaqëson narkotrafikun e nuk kanë goditur policët e shtetit që ju i përdorët si terroristë kundra qytetarëve.",tha Zhupa./Dosja.al
ina zhupa albana koçiu pd kuvend
Politike
27 January 2026, 13:41
D.S
TIRANË- Dy deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Erion Braçe, kanë debatuar ditën e sotme në Kuvendin e S...
Politike
27 January 2026, 13:39
I.A
Belinda Balluku dhe Edi Rama
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë në lidhje më kërkesën e...
Politike
27 January 2026, 13:33
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka treguar sipas tij arsyet e mbylljes së hipotekës s&...
Politike
27 January 2026, 13:24
D.S
Ted Blush
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu duke thën&e...
Politike
27 January 2026, 13:05
D.S
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli akuzoi qeverinë duke u shprehur se ndërkohë q&eum...
Politike
27 January 2026, 13:03
I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu komentoi akuzat e deputetëve se policia ka ushtruar dhunë ndaj p...
Politike
27 January 2026, 12:57
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz p&eu...
Politike
27 January 2026, 12:39
I.A
Erion Braçe dhe Taulant Balla
TIRANË- Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ditën e sotme në grupin socialist. Gjat&...
Politike
27 January 2026, 11:31
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato ka deklaruar se forcimi i sundimit të li...
Politike
27 January 2026, 11:28
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar në Kuvend detaje nga akti i ri normativ për ndryshime në...