8 June 2024, 17:38
Nga r.ll
klevis balliu
TIRANË- Koordinatori për Tiranën në PD, Klevis Balliu, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin e opozitës, duke u ndalur edhe te protestat e vazhdueshme.
Në tubimin e fundit para Kuvendit, Balliu u shpreh në News24 se disa prej protestuesve u thirrën në komisariatin e policisë pas veprimeve të tyre. Këto të fundit sipas tij kanë qenë përgjigje ndaj “provokimeve nga patronazhistët” në protestat e zhvilluara.
Deputeti shtoi se shprehja e pakënaqësisë ndaj qeverisë do të vijojë dhe se nëse nuk do të ishte për efektivët e policisë “hajdutët do të nxirreshin nga institucionet e shtetit”.
“Sot në Parlament kemi një qeveri e cila në tërësinë e vet, ka bërë inceneratorët dhe narkotrafikun. Qytetarët po përballen me një qeveri kriminale që është e lidhur me bandat. Kjo nuk është e lehtë për t’u bërë. Nëse nuk do kishim mbështetjen e qytetarëve pas sulmeve ndaj opozitës ne nuk do të ekzistonim, nuk do të ishim këtu. Pjesëmarrja në atë orar, në atë vapë, dhe kohëzgjatja…fakti që njerëzit erdhën dhe qëndruan e rezistuan vërteton dhe fakton se aksesi i qeverisë për shpifje ndaj opozitës ka dështuar. Kjo falë edhe dokumentarit të RAI3 që hodhi dritë.
Një grup personash u thirrën nga komisariati, kreu i degës 13 ishte shoqëruar. U njoftuam që duhet të paraqiteshim. Më bëri përshtypje sa shpejt evidentohen njerëzit që shtyhen në protesta. Nuk kishte krim. Na u thanë formalitetet, për të na vënë në dijeni dhe kërkuan një deklaratë nga ne. Ne kemi qenë dhe do të jemi sërish në protestë. Për sa kohë qeveria vijon kështu ne do bëjmë çmos për ta rrëzuar këtë qeveri. Ka raste që ka patronazhistë që provokojnë, jo efektivë. Një prej tre sulmoi protestuesit me fikësen e zjarrit që është helmuese. Nëse provokohen do të merret përgjigja. Nëse nuk do ishin policët hajdutët do të nxirreshin nga institucionet e shtetit”, u shpreh ai.
klevis balliu protesta e pd
Politike
8 June 2024, 17:20
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reguar për sulmin që iu bë kryeministres së Dan...
Politike
8 June 2024, 16:55
r.ll
ilir alimehmeti
TIRANË- Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën ...
Politike
8 June 2024, 13:39
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një dek...
Politike
8 June 2024, 13:09
M.B
Qendra e pritjes së migrantëve në Shëngjin.
TIRANA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vizitoi këtë javë Shqi...
Politike
8 June 2024, 11:28
M.B
Sigfrido Ranucci dhe Edi Rama
TIRANA- Emisioni “Report” në Rai 3 mori vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri, pas transme...
Politike
7 June 2024, 22:25
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili është dhe kryetar Komisionin Hetimor për TIMS, thot&...
Politike
7 June 2024, 22:12
B.Z
Beleri, Bollano
HIMARË -Këshilli bashkiak i Himarës caktoi të premten nënkryetarin e bashkisë Arqile Bollano për të...
Politike
7 June 2024, 20:44
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme se qeveria është e përbërë sipas tij n...
Politike
7 June 2024, 20:28
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se këto ditë është dëgjuar propagandë e ushqyer me ...
Politike
7 June 2024, 20:26
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme investigimin e televizionit italian RAI 3 p&e...