28 October 2024, 22:49
Nga r.ll
ola xama, erion veliaj
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka treguar disa detaje nga shkarkimi zinxhir i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Xama tha se një pjesë e drejtorëve janë duke u verifikuar nga SPAK dhe se janë sekuestruar dokumenta në drejtori të ndryshme të Bashkisë dhe ato në varësi.
Xama u shpreh se SPAK ka shkuar në ambjentet e Tirana Parking dhe ka sekuestruar dokumentacion të konsiderueshme dhe telefonin e drejtueses Erinda Fino, sipas saj, Prokuroria e Posaçme ka shkuar edhe në ambjentet e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit.
"Nga burimet brenda mbledhjes, të gjithë drejtuesit e Bashkisë kanë marrë mesazh paraditen e të premstes që do të kishte mbledhje urgjente me kryetarin, janë shprehur të habitur sepse ishte bërë mbledhje tre javë më parë. Ka zgjatur 10 minuta mbledhja, Veliaj ka thënë do të mbetemi një familje, por për të mirën e Bashkisë duhet të kemi ndryshime. Është kërkuar dorëheqja, por më pas janë shkarkuar.
Mes fjalimit që ka mbajtur ka thënë se e gjitha bëhet për të rritur integritetin e Bashkisë dhe do të bënte të njëjtën gjë edhe me personat e tjerë të arrestuar. Kanë qenë 12 drejtues. Postet më të rëndësishme, ai i UKT, Elton Kacidhja, zëvendësohet nga Elda Muçi, ka qenë drejtore e faturimit, njeri i besuar i Kacidhes. Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Ndriçimit, Erind Bejko, është shkarkuar. Drejtorësha e Tirana Parking dhe drejtori i policisë Bashkiake, Ermal Kapllani, të shkarkuar de facto. Pjesa tjetër, kanë qenë emrat që kanë kamufluar shkarkimet se përse po ndodhin.
Ajo që po ndodh është që SPAK ka vajtur në ambjentet e Tirana Parking dhe ka sekuestruar dokumentacion të konsiderueshme dhe telefonin e drejtueses Erinda Fino. Ka vajtur edhe në ambjentet e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit. Ka marrë kontratat e qiradhënies dhe procedurave që janë bërë kur Erinda Fino ka qenë drejtuese.
Nëse sjellim në vëmendjen në fillim të tetorit, Kacidhja ka qenë tre orë në SPAK. Rezulton edhe në vednim të Gjykatës së Apelit që po hetohet për ekspozimin në aferën 5D. Ka patur takime me Nestor Muhametllari. Zoti Kapllani është akuzuar se ka ngirtur kompani të ngjashme me tregjet", tha ndër të tjera Xama.
ola xama erion veliaj
Politike
28 October 2024, 22:44
r.ll
agron cela, ola xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, duke komentuar akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta, u shpreh se SPAK ka lënë jashtë ...
Politike
28 October 2024, 22:23
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur për protestën që do të mbahet ditën e nesë...
Politike
28 October 2024, 22:22
r.ll
klodiana lala, ilir meta
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga ajo që ka ndodhur në seancën gjyqësore...
Politike
28 October 2024, 22:19
r.ll
blendi fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu u shpreh se është e pamundur të jetosh me pensionet në Shqipëri, sepse ato jan&e...
Politike
28 October 2024, 22:16
r.ll
blendi fevizu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka folur për politikanët e rinj që janë shfaqur në Shqipëri, të cil&eu...
Politike
28 October 2024, 22:12
r.ll
blendi fevziu, sali berisha
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu tha se opozita me dy kryetarë në burg, Metën dhe Berishën, mosbindja ci...
Politike
28 October 2024, 22:06
r.ll
blendi fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se në kushtet ku gjendet sot opozita, me dy liderët të izolu...
Politike
28 October 2024, 21:27
r.ll
blendi fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu tha mbrëmjen e sotme se nëse Prokuroria e Posaçme nuk u jep përgjigje çë...
Politike
28 October 2024, 21:17
r.ll
blendi fevziu, ilir meta
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka folur sërish mbrëmjen e sotme për arrestimin të ish-presidentit, Ilir M...
Politike
28 October 2024, 20:39
r.ll
fredi beleri
GREQI- Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur pak orë para takimit të parë që do të ketë me kryeministrin Edi Rama ...