Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
'T'më kishe gjet vetë'/ Rama i mbyll sytë kryeministit, Kurti e prezanton me mikun: Ka ardh në burg me m'pa
Kjo video është shpërndarë nga vetë kryeministri i Shqipërisë, në rrjetin social 'Tik Tok'.
14 October 2022, 15:11Nga A.B
Rama dhe Albin Kurti
BERLIN- Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin ku ndodhet edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka bërë një ‘truk’ të vogël Kurtit. Ai i ka shkuar pas, duke i mbyllur sytë, në pritje që Kurti të gjente emrin e tij. Pasi u zbulua, Rama iu drejtua Kurtit: Duhet të më kishe gjetur vetë, jo me spiunët'.
“Ky më njeh mua që prej burgut… Ka ardh në burg me më pa”, – dëgjohet të thotë Kurti-Ramës, teksa e prezanton me mikun e tij.
Kurti shihet në video se është bërë i kuq flakë nga momenti i sikletshëm. Më pas situata vijon me humor e me prezantimin e personave që ndodhen pranë.
Kjo video është shpërndarë nga vetë kryeministri i Shqipërisë, në rrjetin social 'Tik Tok'.