LIVE UPDATES
Politike

DW: Rama sërish në Gjermani dhe më pak viza pune për Ballkanin

Përmbledhëse e ngjarjeve kryesore në Gjermani.

5 July 2026, 22:58 Nga I.A
DW: Rama sërish në Gjermani dhe më pak viza pune për
Edi Rama

GJERMANI- Aktualisht Gjermania jep çdo vit 50 mijë viza për shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Nga 2027 kjo shifër do të përgjysmohet: vetëm 25 mijë. Dhe ky nuk ishte lajmi më i nxehtë i javës.  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sërish këtë javë në Gjermani. Gjatë vizitës së tij, ai u prit edhe nga kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst. Por vizita u shoqërua edhe me protesta: një grup qytetarësh kërkoi dorëheqjen e Ramës, në një kohë kur protestat në Tiranë vazhdojnë. Në intervistën për DW, Rama tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe e lidhi mandatin e tij me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë tjetër për DW English, Rama mohoi se në Shqipëri ka krizë besimi dhe i quajti protestat shembull të lirisë dhe demokracisë në veprim. Për projektet turistike në bregdet, ai tha se askush nuk mund t’i japë leksione për bukurinë dhe se synimi i tij është të sjellë investime të huaja në Shqipëri. Pyetjeve kritike të gazetares së DW-së Rama iu përgjigj disa herë me kundërsulm. Ai tha se pyetjet bazoheshin në paragjykime dhe insinuata; një prej tyre e quajti madje të bazuar në “gënjeshtër”. Akuzat për privatizim të hapësirës publike i hodhi poshtë, ndërsa ndryshimet në ligjet mjedisore i mbrojti si të pajtueshme me standardet evropiane. Në fund, Rama paralajmëroi se algoritmet shpërblejnë zemërimin, frikën dhe gënjeshtrat, duke mbytur të vërtetën.

Paketë reformash në Gjermani

Ndërkohë, në Gjermani qeveria federale miratoi një paketë të madhe reformash që prek tatimet, pensionet, tregun e punës dhe sistemin social. Parashikohen ulje tatimesh për familjet me të ardhura të vogla dhe të mesme, ndërsa për të ardhurat e larta tatimi mund të rritet deri në 47 për qind. Paketa e pensioneve parashikon që në të ardhmen të punohet më gjatë. Për minijob-et, pra punët e vogla, rritet tatimi nga 2 në 5 për qind, ndërsa mbetet e hapur nëse këto punë do të paguajnë edhe kontribute pensioni.

Ndryshime priten edhe te raportet mjekësore: marrja e raportit me telefon nuk do të lejohet më dhe raporti do të kërkohet që nga dita e parë e sëmundjes. Në tregun e punës, rregullat lehtësohen më shumë në favor të punëdhënësve, lejohet të ketë më shumë kontrata të kufizuara në kohë.

Një vendim i rëndësishëm prek edhe Ballkanin Perëndimor: kontingjenti vjetor për punëtorë të pakualifikuar përgjysmohet nga 50 mijë në 25 mijë. Të gjitha këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi në 1 janar 2027, pasi të jenë miratuar së pari nga Parlamenti Gjerman. Kontingjenti kështu kthehet në nivelin e qeverisë konservatore të kancelares Merkel. Koalicioni i mëparshëm e kishte dyfishuar atë për të lehtësuar ardhjen e punëtorëve të pakualifikuar në Gjermani.

AfD, një sulm vrastar dhe një skualifikim i hidhur

Në Erfurt, partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD, mbajti kongresin e saj dhe, para zgjedhjeve rajonale në Gjermaninë Lindore, e paraqiti veten si “partia e re popullore”. Paralelisht, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër saj.

Ndërsa temperaturat ekstreme, që në disa zona shkuan deri në 42 gradë Celsius, ngritën edhe një pyetje tjetër: a është Gjermania e përgatitur për valët gjithnjë e më të forta të të nxehtit, sidomos spitalet dhe sistemi shëndetësor?

Një ngjarje tjetër që tronditi opinionin ishte sulmi i një babai në një qendër për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen gjashtë vetë. Kjo ngjarje tragjike hapi debatin për sigurinë e punonjësve socialë dhe të qendrave të mbrojtjes.

Vëmendje mori edhe futbolli: eliminimi i kombëtares gjermane u pasua nga dorëheqja e trajnerit të kombëtares./DW

edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin