LIVE UPDATES
Politike

“Treni ka ikur”/ Analiza e REL: A ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?

Në përgjigjen që i dha Radios Evropa e Lirë, Presidenca irlandeze sqaroi se mbështet përparimin e të gjitha vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, përfshirë Kosovën, drejt anëtarësimit në BE.

5 July 2026, 12:57 Nga D.S

 

“Treni ka ikur”/ Analiza e REL: A ka ende rrugë për
Albin Kurti

 

KOSOVË- Kur Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 korrik, zgjerimin e vendosi në mesin e prioriteteve kryesore për gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithatë, në programin e saj, nuk ka asnjë referencë të veçantë për Kosovën.

A është kjo vetëm një mungesë simbolike apo një tregues i “vendit” që Kosova zë sot në agjendën e zgjerimit të BE-së? Në përgjigjen që i dha Radios Evropa e Lirë, Presidenca irlandeze sqaroi se mbështet përparimin e të gjitha vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, përfshirë Kosovën, drejt anëtarësimit në BE.

Por, e shoqëroi këtë mbështetje me një formulim të dëgjuar shpesh në Bruksel: përparimi do të varet nga kushtet që duhet të përmbushen dhe nga zbatimi i reformave të nevojshme.

Prapa këtij qëndrimi diplomatik fshihet një realitet shumë më kompleks për Kosovën. Redaktori i Radios Evropa e Lirë për çështjet evropiane, Rikard Jozwiak, thotë se Kosova, aktualisht, nuk është në mesin e prioriteteve të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Kur Irlanda flet për zgjerimin, sipas tij, fokusi është te vendet që tashmë kanë avancuar më shumë në procesin e anëtarësimit, si Mali i Zi dhe Shqipëria, por edhe tek Ukraina dhe Moldavia, të cilat, pas agresionit rus në Ukrainë, kanë fituar rëndësi të re strategjike për BE-në.

“Kosova ka ngecur në zgjerim që kur ka dorëzuar kërkesën e saj për anëtarësim në fund të vitit 2022, dhe nuk pres ndonjë lëvizje as në gjashtë muajt e ardhshëm”, thotë Jozwiak 

Sipas procedurave të BE-së, është presidenca e Këshillit të BE-së ajo që vendos nëse një aplikim futet në shqyrtim. Kosova e dorëzoi kërkesën e saj më 15 dhjetor 2022, në ditët e fundit të Presidencës çeke. Por, asnjë nga presidencat që pasuan, nuk e shtyu përpara.

Si rezultat, aplikimi vazhdon të mos kalojë as fazën e parë formale: shqyrtimin nga Këshilli dhe dërgimin në Komisionin Evropian për vlerësim.

Jozwiak thotë se pengesat nuk lidhen me presidencën e radhës, por me mungesën e konsensusit politik brenda vetë Bashkimit Evropian.

“Presidenca e fundit që provoi të testonte gatishmërinë e Këshillit për t’ia përcjellë aplikimin e Kosovës Komisionit Evropian, ishte Suedia, në vitin 2023. Që atëherë, askush nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë”, thotë Jozwiak. Ai shton se nuk ka asnjë shenjë se pesë shtetet anëtare që nuk e njohin Kosovën - Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja - kanë ndryshuar qëndrimin e tyre.

Për këtë arsye, sipas tij, Irlanda mund të arrijë shpejt në përfundimin se nuk ekziston mbështetja e nevojshme politike për ta çuar përpara aplikimin e Kosovës dhe, rrjedhimisht, të mos e hapë fare këtë çështje në Këshillin e BE-së.

Radio Evropa e Lirë kërkoi edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pritjet nga Presidenca irlandeze dhe hapat që synon të ndërmarrë për avancimin e procesit të integrimit evropian, por deri në publikimin e këtij materiali nuk mori përgjigje.

Këtë javë, në Prishtinë u mbajt takimi i Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku BE-ja kërkoi përshpejtimin e reformave, veçanërisht në administratën publike, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, përfshirë ato të komuniteteve joshumicë.

Qeveria e Kosovës, nga ana e saj, riafirmoi përkushtimin për zbatimin e obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA). Ngecja e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, sipas njohësit të politikës së zgjerimit në Iniciativën Evropiane për Stabilitet (ESI), Adnan Qerimagiq, nuk mund t’i atribuohet vetëm mungesës së reformave apo zhvillimeve politike në vend.

Sipas tij, përgjegjësi mban edhe vetë Bashkimi Evropian, i cili ende nuk e ka ndërmarrë as hapin e parë procedural për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Qerimagiq argumenton se BE-ja ka dëshmuar edhe më herët se mund të gjejë zgjidhje juridike për ta avancuar marrëdhënien me Kosovën, pavarësisht faktit se pesë shtete anëtare nuk e njohin pavarësinë e saj. Si shembull ai përmend Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, për të cilën u gjet një formulë ligjore që mundësoi hyrjen e saj në fuqi.

“Një qasje e ngjashme mund të zbatohet edhe për ta çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, thotë Qerimagiq për Radion Evropa e Lirë.

Pengesa nuk është vetëm procedurale, sipas profesorit në Universitetin e Gracit, Florian Bieber. Ai thotë se Bashkimi Evropian e ka lidhur përparimin e Kosovës në procesin e integrimit me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë - një proces që, sipas tij, prej kohësh ka humbur momentumin.

“Në këtë pikë, dialogu ka të bëjë vetëm me menaxhimin e stabilitetit, jo me ndonjë zgjidhje. Për rrjedhojë, vështirë se mund të ketë përparim në perspektivën evropiane të Kosovës, derisa Bashkimi Evropian ose të heqë dorë nga kushtëzimi i saj me dialogun, ose derisa vetë dialogu të marrë një drejtim më serioz”, thotë Bieber për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, kjo do të thotë se edhe një presidencë e Këshillit të BE-së që e ka zgjerimin në mesin e prioriteteve, ka pak hapësirë për të ndryshuar dinamikën në raport me Kosovën. Në rastin më të mirë, thotë ai, Presidenca irlandeze mund të nxisë një diskutim mbi mënyrën se si është ndërtuar procesi i zgjerimit për Kosovën dhe nëse perspektiva e saj evropiane duhet të vazhdojë të kushtëzohet nga dialogu me Serbinë. Por, edhe për këtë ai sheh pak gjasa.

Bieber vlerëson se mungesa e institucioneve të konsoliduara në Kosovë, por edhe raportet e tensionuara që Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka krijuar me disa shtete kyç të Bashkimit Evropian, kanë zbehur gatishmërinë politike në Bruksel për të ndryshuar qasjen ndaj Kosovës.

“Kështu që, nuk shoh shumë gatishmëri nga ana e BE-së për të ndryshuar dinamikën dhe nuk mendoj se Irlanda është në gjendje të bëjë shumë në këtë drejtim”, thotë Bieber.

Një klimë e tillë politike përkon me një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie institucionale në Kosovë. Për më shumë se një vit e gjysmë, vendi është përballur me ngërç politik, pasi tri procese zgjedhore, të mbajtura brenda 16 muajve, nuk kanë prodhuar një shumicë të qëndrueshme parlamentare.

Aktualisht, Kosova pret formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, doli sërish forca e parë politike. Jozwiak thotë se hapësira për ta afruar Kosovën me Bashkimin Evropian, në fazën aktuale të zgjerimit, është e kufizuar.

“Mendoj se treni për këtë ka ikur”, thotë ai. Por, veçon një çështje që, sipas tij, vazhdon të ketë peshë të madhe në institucionet evropiane: përparimin drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ky ka qenë gjithmonë një kusht kyç i BE-së dhe mbetet i tillë edhe tani, edhe pse momentumi, sigurisht, nuk është më aty kur bëhet fjalë për dialogun”, thotë Jozwiak. Asociacioni i komunave me shumicë serbe buron nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e arritur në dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai parashihet si një mekanizëm bashkëpunimi ndërmjet komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ndër vite, BE-ja ka këmbëngulur se themelimi i tij është një nga obligimet kryesore të Kosovës në kuadër të dialogut, por procesi ka mbetur i bllokuar, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kompetencave të Asociacionit dhe shqetësimeve se ai mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

Për më tepër, edhe vetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një periudhë stagnimi. Takimi i fundit në nivel të lartë është mbajtur në shtator të vitit 2023, pak para sulmit të armatosur në Banjskë. Që prej atëherë, përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta rikthyer procesin në binarë nuk kanë prodhuar ndonjë përparim domethënës.

Ndërsa procesi i integrimit të Kosovës ka mbetur praktikisht i ngrirë, pjesa më e madhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar, në shkallë të ndryshme, përparim në rrugën drejt BE-së.

Mali i Zi mbetet kandidati më i avancuar, me të gjithë kapitujt e negociatave të hapur dhe shumicën e tyre tashmë të mbyllur përkohësisht. “Vendi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian tani po merr formë”, ka thënë komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, gjatë një vizite në Podgoricë në muajin maj.

Nëse anëtarësimi i tij materializohet në vitin 2028, siç synohet, ai do të shënonte zgjerimin e parë të Bashkimit Evropian në 15 vjet, që nga pranimi i Kroacisë në vitin 2013. Shqipëria po zhvillon negociatat e anëtarësimit, ndërsa Maqedonia e Veriut, megjithëse i ka nisur zyrtarisht ato, përballet me bllokada politike, sidomos nga Bullgaria, për hapjen e kapitujve të parë.

Bosnje dhe Hercegovina mori dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të anëtarësimit në vitin 2024, ndërsa Serbia, ndonëse negocion me BE-në që nga viti 2014, ka mbetur prej vitesh pa hapur kapituj të rinj, për shkak të mungesës së reformave dhe mosharmonizimit me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht ndaj Rusisë. Në kontrast me to, Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk ka as status kandidati për anëtarësim në BE./REL

kosove be kurti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin