Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në reagim thuhet se akuzat e raportuara kundër saj tani duhet të shqyrtohen nga autoritetet gjyqësore kompetente në pavarësi të plotë. Demokratët Evropianë shprehen më tej se këto zhvillime përforcojnë rëndësinë e shqetësimeve që ngrenë qytetarët çdo ditë në protestë.
TIRANË- Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar pasi SPAK i caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe pezullim nga detyra drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Demokratët Evropianë theksojnë se urdhri i pezullimit dhe arrestit shtëpiak në lidhje me kreun e SHISH është një zhvillim jashtëzakonisht serioz.
Në reagim thuhet se akuzat e raportuara kundër saj tani duhet të shqyrtohen nga autoritetet gjyqësore kompetente në pavarësi të plotë. Demokratët Evropianë shprehen më tej se këto zhvillime përforcojnë rëndësinë e shqetësimeve që ngrenë qytetarët çdo ditë në protestë.
PDE bën thirrje që institucionet të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje. Në fund të reagimit, PDE nënvizon se e ardhmja evropiane e Shqipërisë kërkon institucione të forta demokratike, një gjyqësor të pavarur, llogaridhënie të vërtetë dhe një luftë pa kompromis kundër korrupsiont.
"Urdhri i pezullimit dhe arrestit shtëpiak në lidhje me Vlora #Hyseni, kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror të #Shqipërisë, është një zhvillim jashtëzakonisht serioz. Akuzat e raportuara kundër saj tani duhet të shqyrtohen nga autoritetet gjyqësore kompetente, në pavarësi të plotë dhe me respekt të plotë për prezumimin e pafajësisë.
Në të njëjtën kohë, këto zhvillime përforcojnë rëndësinë e shqetësimeve të ngritura nga #FlamingoRevolution. Nga polemika mjedisore rreth projektit të resortit që nxiti lëvizjen, qytetarët kanë kërkuar më shumë transparencë, llogaridhënie dhe respekt për sundimin e ligjit.
Nuk duhet të nxirren përfundime para se procesi gjyqësor të ketë përfunduar. Por, kur hetimet arrijnë në nivele kaq të larta të shtetit, të gjitha institucionet duhet të përgjigjen me transparencë të plotë dhe të lejojnë drejtësinë të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje. E ardhmja evropiane e Shqipërisë kërkon institucione të forta demokratike, një gjyqësor të pavarur, llogaridhënie të vërtetë dhe një luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Kjo është ajo që meriton populli shqiptar," shprehen Demokratët Evropianë.

Vlora Hyseni u pezullua nga detyra e drejtueses së SHISH dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. Pas bërjes publike të akuzave, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama nga SHBA, ku ndodhet në OKB. Ai bëri me dije se Hyseni do të largohej nga detyra, ndërsa Bajram Begaj miratoi dekretin për shkarkimin e menjëhershëm të saj nga drejtimi i SHISH./Dosja.al
Kaja Kallas dhe Albin Kurti BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka zh...
Vlora Hyseni TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, p...
Sali Berisha VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për situatën demografike në vend, varf&eum...
Sali Berisha VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita duhet të hyjë në një fazë të re t...
Sali Berisha VLORË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se demokratët janë ata që do ta shpëtojn&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme në selinë e PD-së një t...
foto ilustruese TIRANË- Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, kanë zhvilluar diskutime ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka falënderuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përg...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryemin...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median italiane “Il ...