22 September 2026, 16:56
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka falënderuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së trupat amerikane dhe vendet që kanë ofruar mbështetje ushtarake për paqen në Gaza. Mes vendeve të përmendura nga presidenti amerikan ishin Shqipëria, Kosova, Indonezia dhe Uzbekistani. Presidenti tha ndër të tjera se gjatë mandatit të tij ka kontribuar në zgjidhjen e tetë konflikteve, duke e cilësuar këtë si një nder të madh.
"Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes. Do të jetë një grup i rëndësishëm njerëzish. Gati 30 vende i janë bashkuar Bordit, të cilin kam nderin ta drejtoj. Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë, Uzbekistanin dhe shumë vende të tjera. Paratë shkojnë drejtpërdrejt aty ku nevojiten. Edhe vende të tjera po japin kontribute në nivele që nuk do t'i besonit. Kanë qenë të jashtëzakonshme.Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera. Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve," tha Trump. /Dosja.al
donald trump
Politike
22 September 2026, 16:20
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryemin...
Politike
22 September 2026, 16:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median italiane “Il ...
Politike
22 September 2026, 15:28
E. D
Vlora Hyseni, Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku lidhur me masën e 'arrestit shtëpiak' të vendosur ng...
Politike
22 September 2026, 14:37
I.A
SPAK
DURRËS- SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në një kompleks vilash në Shkozet të Durrësit, në kuadër të fraks...
Politike
22 September 2026, 13:47
I.A
Vlora Hyseni dhe Ilir Proda
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimet ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj...
Politike
22 September 2026, 13:31
G.M
Ergys Agasi
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ergys Agasin, ...
Politike
22 September 2026, 12:56
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas aksioneve të zhvilluara ditën e sotme, ku GJKKO ve...
Politike
22 September 2026, 12:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se Ergys Agasi, i arrestuar disa javë më parë kontrollonte ...
Politike
22 September 2026, 12:27
I.A
Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer një prej denoncimeve të tij të bëra në vitin 2024 për...
Politike
22 September 2026, 12:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer akuzat e tij të mëparshme ndaj drejtueses së SHISH, Vlo...