LIVE UPDATES
Politike

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

Më shumë se dy muaj pas zgedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, u shty dy herë, me kërkesë të kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.

11 August 2026, 15:12 Nga E. D
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit të tij të Rritjes, për gjysmën e dytë të vitit 2026. Por, Kosova rrezikon të humbë një shumë të konsiderueshme të këtyre mjeteve, nëse vazhdon kriza politike dhe mosfunksionimi i institucioneve shtetërore. Ajo mund t’i përfitojë mjetet financiare nga BE-ja vetëm nëse i ndërmerr reformat e domosdoshme.

Më shumë se dy muaj pas zgedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, u shty dy herë, me kërkesë të kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë e tjera lidhur për arritjen e një marrëveshjeje të gjerë politike, që përfshin edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Pikërisht mungesa e konsensusit mbi presidentin çoi Kosovën në zgjedhjet e parakohshme.

Komisioni Evropian (KE) paralajmëron se zvarritja e formimit të institucioneve të reja, pas votimeve të 7 qershorit, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në zbatimin e reformave dhe në qasjen e Kosovës në fondet e BE-së. Zëdhënësi i këtij institucioni, Guillaume Mercier, përsërit thirrjen e rregullt të Brukselit drejtuar aktorëve politikë në Kosovë për të siguruar stabilitet institucional.

“Është thelbësore që institucionet e Kosovës të konstituohen pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me kornizën kushtetuese dhe me procedurat e përcaktuara. Vonesat në formimin e institucioneve rrezikojnë të pengojnë reformat e rëndësishme dhe mund të ndikojnë në aftësinë e Kosovës për të përfituar plotësisht nga mundësitë e ofruara nga BE-ja, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thotë Mercel për Radion Evropa e Lirë.

Në dhjetor të këtij viti skadon afati për përmbushjen e gjithsej 27 hapave reformues nga Prishtina zyrtare, me një vlerë totale prej 165.9 milionë eurosh. Shumë zyrtarë evropianë, me të cilët ka biseduar REL-i, tashmë flasin për humbje shumëmilionëshe, që Kosova mund të pësojë si pasojë e krizës institucionale.

“Ndërsa Komisioni Evropian është duke vlerësuar raportimin e Kosovës për këta hapa, situata politike në vend ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme në ritmin e zbatimit dhe ka kufizuar përparimin në një numër reformash kyç, duke vënë në rrezik një pjesë të financimit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje”, thotë për REL-in një zyrtar evropian, në kushte anonimiteti.

E para në hartimin e Agjendës së Reformave, e fundit në raportim

Kosova ishte ndër të parat që dorëzoi Agjendën e Reformave në vitin 2024, por ishte e fundit që paraqiti raportin mbi nivelin e zbatimit të saj. Autoritetet kosovare paraqitën kërkesën e parë për shpërndarjen e mjeteve, pak para skadimit të afatit, më 15 korrik 2026, duke raportuar për hapat e Agjendës së Reformave që fillimisht ishte paraparë të përmbusheshin në dhjetor 2024, qershor 2025, dhjetor 2025 dhe qershor 2026.

“Për të ruajtur financimin në dispozicion, do të jetë thelbësore të sigurohet funksionimi efektiv i institucioneve dhe konsensusi politik i nevojshëm për të mbajtur fokusin e qëndrueshëm në zbatimin e agjendës së dakorduar të reformave”, nënvizon një burim evropian.

Zëdhënësi i KE-së, Mercier, thekson se një marrëveshje e shpejtë midis partive politike për një kandidat unifikues për president ka rëndësi të veçantë.

“Vetëm një dialog efikas ndërpartiak dhe një ndjenjë e përbashkët e qëllimit do t’i lejojë Kosovës të ndjekë objektivat e përbashkëta dhe të realizojë reformat që kërkojnë qytetarët e saj”, tha ai.

Brenda 18 muajsh, Kosova kaloi nëpër tri procese zgjedhore, duke mbajtur dy herë zgjedhje parlamentare, si dhe zgjedhje lokale (dy runde). Përmbushja e hapave reformues, në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së, kërkon angazhimin e të dy pushteteve: Qeverisë e cila harton, negocion dhe zbaton objektivat konkrete të politikave dhe Kuvendit, i cili miraton reformat përkatëse.

Dhjetori dhe rreziku për humbjen e përhershme të fondeve


Fundi i vitit 2026 shënon përfundimin e periudhës së tolerancës, e cila në Bruksel njihet si “periudha gri”, për hapat reformues që fillimisht duhej të përmbusheshin në shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën, në dhjetor 2024 dhe dhjetor 2025.

Komisioni Evropian e mundësoi këtë periudhë tolerance, e cila i referohet kohës pas skadimit të një afati, gjatë së cilës veprimet e vonuara mund të korrigjohen ende pa shkaktuar pasojat që do të sillte mosrespektimi i afatit.

Sipas këtij parimi, të gjithë hapat reformues, që kishin afatin fillestar gjatë vitit 2024, kanë afat shtesë prej 24 muajsh për zbatim. Ndërkaq, për hapat që kishin afat gjatë vitit 2025, toleranca është 12 muaj.

Për të gjitha reformat e parapara për zbatim deri më dhjetor 2024, përkatësisht dhjetor 2025, afati përfundimtar është fundi i vitit 2026, kur rrezikohet humbja e përhershme e fondeve.

Nëse vendet përfituese nuk i përmbushin kushtet, përkatësisht nuk zbatojnë reformat e parashikuara, Komisioni Evropian ka të drejtë t’i mbajë fondet e destinuara për këta hapa reformues. Këto mjete mund të shpërndahen tek vendet tjera që janë më të suksesshme në procesin reformues.

Kosova, përfituesja më e madhe vetëm në teori

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është planifikuar për periudhën 2024–2027. Ajo ka vlerë prej 6 miliardë eurosh dhe paraqet paketën më ambicioze financiare për rajonin. Alokimi i mjeteve të Planit të Rritjes është bërë bazuar në numrin e popullsisë dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto. Nga kjo pako, për Kosovën janë alokuar 882.6 milionë euro, çka e bën atë përfituesen më të madhe për kokë banori.

Në periudhat e mëhershme, Kosova nuk u kualifikua për pranim të mjeteve nga Plan i Rritjes, meqë gjithashtu për shkak të ngërçit politik nuk ishin miratuar marrëveshjet relevante për këtë pako evropiane. Pasi në shkurt të këtij viti Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes, Kosova u kualifikua për të përfituar nga fondet evropiane. Deri më tani, Kosova ka pranuar vetëm mjetet e parafinancimit në vlerë prej 61.8 milionë eurosh, që përfaqësojnë 7 për qind të shumës së përgjithshme të alokuar.

Për fondet e tjera, Kosova duhet të dëshmojë zbatimin e hapave reformues, duke dorëzuar raportin për reformat e bëra. Komisioni Evropian vendos për shpërndarjen e fondeve dy herë në vit, por vetëm pasi të ketë verifikuar se një vend ka përmbushur me sukses hapat dhe objektivat konkrete të përcaktuara në Agjendën e Reformave.

kosove kuvendi i kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin