LIVE UPDATES
Politike

"Çështja do t’i referohet SPAK"/  PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim

Ajo ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u transferua prona publike dhe nëse ishin përfunduar më parë verifikimet dhe konsolidimi kadastral.

11 August 2026, 13:00 Nga E.d
"Çështja do t’i referohet SPAK"/  PD: Rama jep
Partia Demokratike

TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, duke akuzuar mazhorancën se ka vënë në dispozicion të një subjekti privat rreth 88.5 hektarë pasuri shtetërore, me tarifën 1 euro për kontratën dhe përmes një procedure jo konkurruese.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit në PD, Endira Bushati tha se më 11 shkurt 2026 kompania “RAMS Albania” mori statusin e investitorit strategjik për një projekt me vlerë të deklaruar 100 milionë dollarë. Ajo ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u transferua prona publike dhe nëse ishin përfunduar më parë verifikimet dhe konsolidimi kadastral.

Bushati theksoi se kjo procedurë bëhet edhe më shqetësuese për faktin se vetë Kryeministri Edi Rama deklaroi më 9 qershor se ligji për investimet strategjike e kishte përmbushur misionin e tij dhe se qeveria po punonte me Bashkimin Europian për një kuadër të ri ligjor. Në fund, ajo tha se pasuria publike nuk është pronë e qeverisë për t’u shpërndarë pa konkurrencë, pa transparencë dhe pa llogaridhënie.

Deklarata e Sekretares për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit në PD, Endira Bushati:

Partia Demokratike denoncon procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin ‘Vlorë TEDA/RAMS Free Zone’, ku rreth 88.5 hektarë pasuri shtetërore janë vënë në dispozicion të një subjekti privat me tarifën 1 euro/kontrata dhe zhvilluesi është përzgjedhur me procedurë jo konkurruese.

Më 11 shkurt 2026, Komiteti i Investimeve Strategjike i dha ‘RAMS Albania’ sh.p.k. statusin ‘Investim/Investitor Strategjik’ për një projekt me vlerë të deklaruar 100 milionë dollarë dhe një sipërfaqe totale rreth 158.2 hektarë.

Vetë vendimi i KIS konstatonte nevojën për përditësimin dhe saktësimin e hartave kadastrale, kufijve dhe statusit të pasurive, si dhe kërkonte përfundimin e procesit të konsolidimit të tokës përpara kalimit të pronës shtetërore në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike.

Megjithatë, vetëm katër muaj më vonë, më 30 qershor, qeveria transferoi në këtë fond 885,557.6 m², ose rreth 88.5 hektarë pasuri shtetërore në Vlorë, për realizimin e projektit.

Më 30 korrik, qeveria shkoi më tej: e shpalli territorin ‘Zonë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Vlorë TEDA/RAMS Free Zone’, vendosi që pasuria shtetërore të vihej në dispozicion me tarifën 1 euro/kontrata dhe caktoi ‘RAMS Albania’ si zhvillues me procedurë jo konkurruese.

Partia Demokratike kërkon përgjigje për disa pyetje themelore:

1-A ishin përfunduar verifikimet dhe konsolidimi kadastral përpara transferimit të pasurisë?

2-Përse 88.5 hektarë pasuri shtetërore u vunë në dispozicion pa një procedurë konkurruese?

3-Mbi çfarë vlerësimi ekonomik u përcaktua tarifa 1 euro/kontrata?

4-Cili është përfitimi konkret i shtetit shqiptar?

5-A janë respektuar të gjitha kushtet e vendosura nga vetë Komiteti i Investimeve Strategjike?

Kjo procedurë bëhet edhe më shqetësuese për faktin se vetë Kryeministri Edi Rama deklaroi më 9 qershor se ligji për investimet strategjike e kishte përmbushur misionin e tij dhe se qeveria po punonte me Bashkimin Europian për një kuadër të ri ligjor.

Partia Demokratike do t’i drejtohet SPAK-ut, duke kërkuar hetimin e plotë të procedurës: nga dhënia e statusit strategjik, te transferimi i pasurisë shtetërore, përzgjedhja jo konkurruese e zhvilluesit dhe kushtet e vënies së pronës publike në dispozicion. Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë për t’u shpërndarë pa konkurrencë, pa transparencë dhe pa llogaridhënie.

Kjo çështje duhet të hetohet deri në fund dhe me ardhjen në qeveri Partia Demokratike do të skanojë të gjitha kontratat e dyshimta dhe të dëmshme për interesin publik. Filozofia jonë do të jetë transparenca, zbatimi i ligjit dhe interesi publik i komuniteteve. Janë këto shkelje, këto paligjshmëri të qeverisë Rama që mbajnë në shesh prej më shumë se 2 muajsh mijëra shqiptarë, në një protestë të sakrificës dhe përgjegjshmërisë qytetare.Ata kanë të drejtë në kërkesën e tyre kryesore: Rama jepe dorëheqjen!/Dosja.al

pd endira bushati 88.5 hektarë partia demokratike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin