Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Ai theksoi se Ibri buron në Mal të Zi, kalon përmes Serbisë dhe Kosovës dhe nuk është pjesë e sistemit lumor të Shqipërisë.
TIRANA- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuriç, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe ministrit Hoxha lidhur me debatin për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Djuriç akuzoi qeverinë e Albin Kurtit se po e shfrytëzon verën për të shembur banesat e serbëve, pa respektuar procedurat ligjore, përgjatë brigjeve të liqenit të Gazivodës dhe Ibrit. Në lidhje me këtë, ai thotë se Rama flet për gjeografinë, historinë dhe vlerat evropiane, por jo për shkatërrimi e pronës së serbëve në Kosovë.
Ai theksoi se Ibri buron në Mal të Zi, kalon përmes Serbisë dhe Kosovës dhe nuk është pjesë e sistemit lumor të Shqipërisë. Sipas ministrit serb, Shqipëria nuk është shtet breglumor dhe çështjet që lidhen me lumin duhet të trajtohen nga palët drejtpërdrejt të interesuara. Në fund ai i bëri thirrje Ramës dhe Hoxhës të lënë pas “diplomacinë përmes altoparlantëve” dhe të fokusohen në dialog dhe bashkëpunim.
Deklarata e plotë:
Një përpjekje e kuruar verore për ta ndryshuar temën.
Në fakt, po flasim për lumin Ibër vetëm për një arsye: qeveria e Albin Kurtit po e shfrytëzon këtë verë për të shembur shtëpi të serbëve, pa respektuar procedurat ligjore, përgjatë brigjeve të liqenit të Gazivodës dhe Ibrit, duke i privuar njerëzit nga pronat, qasja dhe mjetet e tyre të jetesës përmes veprimeve që janë qartësisht diskriminuese mbi baza etnike. Ky është realiteti konkret. Gjithçka tjetër është dytësore.
Kryeministri Edi Rama ka shkruar një tekst të gjatë dhe elegant për gjeografinë, historinë dhe vlerat evropiane. Ajo që ai ka zgjedhur të mos trajtojë është shkatërrimi sistematik i pronës serbe që po ndodh pikërisht tani. Meqë është përmendur gjeografia: Ibri buron në Mal të Zi, rrjedh përmes Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë, dhe vazhdon përmes pellgut të Danubit drejt Detit të Zi. Ai nuk hyn kurrë në Shqipëri dhe nuk është pjesë e sistemit lumor të Shqipërisë.
Ibri është një rrjedhë ujore ndërkufitare, por Shqipëria nuk është shtet breglumor. E drejta ndërkombëtare e ujërave nuk i jep statusin e shtetit breglumor një vendi përmes afërsisë etnike. Çdo shqetësim legjitim duhet të trajtohet nga palët drejtpërdrejt të interesuara, përmes mekanizmave të përcaktuar dhe mbi bazën e fakteve, jo përmes deklaratave publike nga kryeqytete që nuk janë të shteteve breglumore.
Qëndrimi i Serbisë për Kosovën dhe Metohinë nuk është folklor. Ai bazohet në Kushtetutën tonë, në të drejtën ndërkombëtare dhe në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shqipëria mund të mos pajtohet, por nuk mund ta shpallë në mënyrë të njëanshme çështjen të zgjidhur.
E mirëpres njohjen nga Kryeministri Rama se të drejtat dhe siguria e komunitetit serb kanë rëndësi. Tani presim që kjo njohje të shoqërohet me mbështetje praktike duke filluar me një thirrje të qartë për t’i dhënë fund shembjes së shtëpive të serbëve dhe veprimeve të ngjashme nga qeveria e Kurtit, si dhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një detyrim që ende nuk është përmbushur.
Me lejoni t’i sugjeroj me respekt Kryeministrit Rama dhe Ministrit Hoxha që, sado interesante të jetë, ta lëmë pas diplomacinë përmes altoparlantëve. Dyert dhe linjat tona telefonike mbeten të hapura. Popujt tanë meritojnë seriozisht më pak shkëmbime deklaratash dhe më shumë shembuj konkretë të asaj që serbët dhe shqiptarët mund të arrijnë së bashku.
P.S. E gjithë kjo përplasje është krejt e papritur. Le t’i befasojmë të gjithë në mënyrë pozitive duke gjetur më shumë mënyra për t’i kapërcyer dallimet tona./Dosja.al
Ferit Hoxha dhe Marko Djuriç TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha i është përgjigj...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur deklaratave të Beogradit lidhur me mundësinë e ndryshim...
Aulon Kalaja KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja ka vazhduar denoncimet në lidhje me zjarret në k&e...
Marko Djuriç, Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç ka reaguar pas deklaratave të Ministri ...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish, pasi deklaratat e ti...
Albin Kurti KOSOVË- Ngërçi politik në Kosovë vijon ndërsa partitë parlamentare ende nuk kanë arritur marrëve...
Vangjel Tavo HIMARË- Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka vendosur shkrirjen e IMT-së së Himarës, pas n...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, i cili tha ...
DIMAL- Bashkia Dimal ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në fokus ishte p...
foto ilustruese TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas deklaratave të presidentit s...