LIVE UPDATES
Politike

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Adamova flet nga Kuvendi: Vendosmëri duhet të tregohet nga qeveria dhe opozita

Adamova tha se së bashku me kryeparlamentaren, Elisa Spiropali, vlerësuan marrëdhënie çeko-shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik. Ajo shtoi se bashkëpunimi ekonomik nuk mund të ndahet nga integrimi në BE. Sipas saj një mjedis i qëndrueshëm ekonomik dhe politik, sundimi i ligjit dhe një sistem drejtësie që funksionon mirë janë të favorshme si për tregtinë dhe ashtu për investimet.

25 November 2024, 18:00 Nga N.F
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Adamova flet nga
MarkEta Pekarova Adamova

TIRANË- Ditën e sotme në seancën e posaçme plenare në Kuvend ka mbajtur fjalën Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, MarkEta Pekarova Adamova. Gjatë fjalës së saj Adamova se Shqipëria nuk është vetëm një vend mik e aleat, por një demokraci e gjallë, një ekonomi në rritje të shpejtë dhe një ofrues i rëndësishëm sigurie për Ballkanin Perëndimor.

Ajo shtoi se e njohin rëndësinë e mbajtjes së dialogut të rregullt dhe kjo është arsyeja pse vizitoi Shqipërinë. Adamova tha se së bashku me kryeparlamentaren, Elisa Spiropali, vlerësuan marrëdhënie çeko-shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik. Ajo shtoi se bashkëpunimi ekonomik nuk mund të ndahet nga integrimi në BE. Sipas saj një mjedis i qëndrueshëm ekonomik dhe politik, sundimi i ligjit dhe një sistem drejtësie që funksionon mirë janë të favorshme si për tregtinë dhe ashtu për investimet.

Adamova tha se Republika Çeke është një mbështetëse e vazhdueshme e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Ajo shtoi se besojnë se qasja e tyre ndaj anëtarësimit duhet të drejtohet nga gatishmëria dhe nuk ka rrugë të shkurtra në dispozicion. Adamova më tej përgëzoi Shqipërinë për vendosjen e një afati kohor ambicioz për veten për anëtarësim deri në vitin 2030. Sipas saj kjo vendosmëri duhet të tregohet nga të gjitha segmentet e peizazhi politik shqiptar, veçanërisht nga pala qeverisëse dhe opozita parlamentare. 

Pjesë nga fjala e Adamovas në Kuvend:

Me kënaqësi të madhe mund ti drejtohem seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e vizitës sime zyrtare. Një vizitë në vendin tuaj të bukur ka qenë qëllim që nga dita lur mora detyrën e Kryetares së Dhomës së Deputetëve në Republikës Ceke. Shqipëria nuk është vetëm një vend mik e aleat, por një demokraci e gjallë, një ekonomi në rritje të shpejtë dhe një ofrues i rëndësishëm sigurie për Ballkanin Perëndimor.

Ne e njohim rëndësinë e mbajtjes së dialogut të rregullt, kjo është arsyeja pse vizitova Shqipërinë. Së bashku me Spiralin, vlerësuam marrëdhënie ceko-shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në bashkëpunimin tonë ekonomik. Lajmi i mirë është se sa i përket tregtisë kemi shumë për të qenë krenar.

Gjithashtu shkëmbimi ynë turistik po lulëzon. Mbi 100 mijë qytetarë cek vizitojnë Shqipërinë çdo ditë, ndërsa vendi juaj po vazhdon të lulëzojë në sektorin e turizmit. Megjithatë, keni ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht në fushën e investimeve të ndërsjella. Shpresoj të shoh më shumë mundësi për investitorët cekë në Shqipëri.  Sukseset e tyre në turizmin e shtetit dhe  bashkive shqiptare mund të tërheqin interes të mëtejshëm.

Bashkëpunimi ekonomik nuk mund të ndahet nga integrimi në BE. Një mjedis i qëndrueshëm ekonomik dhe politik, sundimi i ligjit dhe një sistem drejtësie që funksionon mirë janë të favorshme si për tregtinë dhe ashtu për investimet.

Republika Çeke është një mbështetëse e vazhdueshme e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Mbështetja jonë nuk është e pakushtëzuar. Në besojmë fuqimisht se qasja jonë ndaj anëtarësimit duhet të drejtohet nga gatishmëria dhe nuk ka rrugë të shkurtra në dispozicion.

Sigurimi i përshtatshmërisë së mjaftueshme për anëtarësim nuk është vetëm në interesin më të mirë të vende që janë në BE, por dhe të Shqipërisë. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për vendosjen e një afati kohor ambicioz për veten dhe ne kemi besim, për anëtarësim deri në vitin 2030. Kjo vendosmëri duhet të tregohet nga të gjitha segmentet e peizazhi politik shqiptar, veçanërisht nga pala qeverisëse dhe opozita parlamentare. Respekti për pavarësinë politike, prokurorinë dhe gjyqësori dhe puna e tyre e paanshme, janë gjithashtu pjesë e gatishmërisë.

marketa pekarova adamova seance ne kuvend

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes