LIVE UPDATES
Politike

Falja e Biden për të birin/ Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

Ai tha se presidenti i SHBA u keqpërdor nga e majta amerikane, pasi sipas tij, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate.

2 December 2024, 13:20 Nga r.ll
Falja e Biden për të birin/ Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet në konferencën e sotme lidhur me vendimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për të falur djalin e tij dhe duke e liruar atë nga çdo akuzë për krime federale të ngritura ndaj tij. Berisha e cilësoi vendimin e Biden si shfrytëzim pushteti për qëllime familjare. Më tej ai tha se presidenti i SHBA u keqpërdor nga e majta amerikane, pasi sipas tij, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate. Berisha shtoi se Biden ka një karrierë 50-vjeçare politike dhe pa skandale, ndërsa u shpreh se gabimi i tij kryesor ishte se pranoi zgjedhjen e Kamala Harris si përfaqësuese demokrate në zgjedhje. 

"E kam jo të lehtë të komentoj në këtë rast. Pse? Mendoj se e majta ekstremiste amerikane, marksiste-leniniste e keqpërdori në shkallë të pamëshirë presidentin Xho Bajden, i cili në bindjen time më të thellë, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate. Dhe, po flas haptas, mënyra se si e trajtuan ishte një cinizëm, pamëshirësi dhe që nuk i bënte nder kurrë atyre që e bënë atë.

Ai punonte në një mjedis, i rrethuar në të gjitha anët, me këshilltarë, me bashkëpunëtorë, dhe pasi bëri primaret në të gjithë vendin dhe mori 16 milionë vota në atë procedurë, i bënë një kurth me një debat dhe thanë tani ti nuk bën. Unë nuk hyj në vlerësime, por procedura ishte shumë e pafisshme. Nuk kish pse ia bëje ti atë. Dhe e zëvendësuan me një njeri, nuk e njoh, por një gjë kishte, një njeri që nuk guxoi të dalë njëherë në konferencë shtypi dhe kjo ishte gjëja më e tmerrshme. Se si kjo elitë e botës, servirnin një njeri që nuk bënte konferencë të hapur shtypi. E kuptoni ju?

Tani, në këtë kontekst sigurisht vendimi i tij është shfrytëzim pushteti për qëllime familjare. Nuk e justifikoj unë këtë, por ata e denigruan presidentin e SHBA. Ata u treguan, në vlerësimin tim, një elitë e shkëputur tërësisht nga qytetarët, nga realiteti.
Dhe në këtë shkallë, sepse ai ka një karrierë 50-vjeçare politike dhe pa skandale, por ai ka qenë një politikan që i ka shërbyër vendit e tij. Ata e denigruan. Në këtë mjedis që e katandisën, ai mori një veprim që nuk duhet ta merrte, por përsëri kompleksi i rrethanave ishte shumë i padenjë për ata që i krijuan. Dhe i krijoi të gjitha këto e majta marksiste-leniniste amerikane. Gabimi fatal i jetës së tij ishte kompromisi që bëri me ta duke pranuar përfaqësuesit e Sanders dhe Okazios si zëvendëspresidente, nuk duhej ta bënte, ishte partia e Ruzveltit, e Kenedit. Dhe e pagoi këtë vendim që bëri, këtë vendim që mori për të pranuar një marksist-leniniste si zëvendësoi, e pagoi. E pa mirë se çfarë përfaqësoi.", tha Berisha.

sali berisha joe biden hunter biden

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin