25 May 2026, 18:35
Nga E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për protesta të dhunshme dhe për përdorim të simboleve ndërkombëtare në mënyrë të qëllimshme për të krijuar, sipas tij, perceptime negative për Shqipërinë në mediat e huaja. Duke folur në 35 vjetorin e PS në Durrës, Rama përmendi edhe praninë e flamujve të huaj në protesta, duke e cilësuar këtë si një narrativë të gabuar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë.
“Çfarë nuk thanë për këtë që nesër bëhet një tjetër fakt. Ku nuk shkuan dhe çfarë nuk sajuan. Dhe mbi të gjitha për turpin e madh, por turpi është një fjalë që nuk ka lidhje me ta. Morën rrugën me molotovë dhe gëzoheshin që kazanët e plehrave që digjeshin, apo flakadanët që godisnin Kryeministrinë dhe Xhaminë e Madhe dilnin në mediat e botës.
Arritën deri në pikën që nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard. Kishim parë flamujt e Amerikës, kur thonin: ‘Amerika është me ne’. Këtej molotovët, këtej flamujt e Gjermanisë dhe mbushën dynjanë që Gjermania na ka ndëshkuar. Nesër në Bruksel janë të gjithë, është edhe Gjermania. Pas disa ditësh, do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do kem me kancelarin e Gjermanisë. Dua të argëtohem pak me ata. Unë kam shumë qejf kur ata shkojnë vetë te grepi dhe tunden në grep.
Dua të them vetëm që sot ne përfaqësojmë Shqipërinë me forcën e transformimit. Jo thjesht sepse kemi restauruar fasada, as se kemi mundësinë të paraqitemi me atlete, por sepse ky është një vend që para një dekade kishte më pak se 10 miliardë euro prodhim. Sot ka kaluar 27 miliardë. Paga mesatare në sektorin publik është 1086 euro, të ardhurat janë rritur përsëri pa rritur taksën. Sot kreditë bankare janë 10 miliardë euro. Do të vazhdojë rruga e transformimit”, u shpreh Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
25 May 2026, 18:29
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Durrësi, se së shpejti do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerma...
Politike
25 May 2026, 18:22
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama akuzoi ashpër opozitën, se gjatë luftës në Kosovë furnizuan me naftë &...
Politike
25 May 2026, 18:19
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta ndaj opozitës, duke thënë se kjo forcë politike mban ende g...
Politike
25 May 2026, 18:15
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi, se Partia Socialiste arriti rezultatin më të mirë historik n&eu...
Politike
25 May 2026, 18:10
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të procesit të Integrimit Europ...
Politike
25 May 2026, 18:00
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama vlersoi rolin e Partisë Socialiste në transformimin e Shqipërisë ndër vite, ...
Politike
25 May 2026, 17:26
E. D
Nikos Dendias, Ermal Nufi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias zhvillo sot një takim me homologun e ti...
Politike
25 May 2026, 16:45
E.d
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar kthimin e çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion...
Politike
25 May 2026, 16:37
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se 301 mjekë dhe infermierë do të përforcojn...
Politike
25 May 2026, 16:26
E.d
Nikos Dendias dhe Ermal Nufi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias është takuar ditën e sotme...