LIVE UPDATES
Politike

"Follow the money"/ Artan Gaçi ndërtoi “kështjellë” miliona euro në Leskovik pasi Olta Xhaçka garoi në Korçë

Ndërsa i shoqi, po kujdesej për të ndërtuar disa objekte me vlerë miliona euro për të garantuar biznesin e jetës për ta.

1 April 2024, 14:21 Nga I.A
"Follow the money"/ Artan Gaçi ndërtoi
Artan Gaçi

TIRANË- Viti 2017 ndryshoi fatin e Artan Gaçit. Burri i deputetes së Partisë Socialiste, la politikën dhe veshi kostumin e biznesmenit dhe historia tregon që e kishte seriozisht. Nëse sot, Artan Gaçi është në syrin e ciklonit të mediave, për shkak të investimit strategjik që kishte planifikuar në Himarë, ngritja e hotelit nuk ishte e vetmja ide që ai kishte. Gaçit i eci mirë kur doli nga politika. Por edhe më mirë pa kur e shoqja e tij, Olta Xhaçka po ngjiste me shpejtësi shkallët e karrierës si minister në kabinetin 'Rama 2'. Në të njëjtën kohë kur Gaçi u bë biznesmen, në 2017-ën, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj. Nga aty kaloi tek Ministria e Mbrojtjes dhe më pas tek ajo e Europës dhe Punëve të Jashtme. Çifti ishin në kulmin e tyre. Shqipëria kaloi disa ngjarje madhore si tërmeti i vitit 2019 apo pandemia COVID-19, ku ministrja Olta Xhaçka shfrytëzoi çdo moment për të reklamuar se dinte të drejtonte.

Ndërsa i shoqi, po kujdesej për të ndërtuar disa objekte me vlerë miliona euro për të garantuar biznesin e jetës për ta.

Disa muaj pas zgjedhjeve më 17 tetor 2017 vendosi që të futej në fushën e farmaceutikës, duke krijuar “UniPharma’, në bashkëpunim me mikun e tij, Ilir Shehu. Artan Gaçi, si i sapofutur në botën e biznesit kërkoi ndihmë nga një person me eksperiencë, duke zgjedhur Ilir Shehun, emri i të cilit njihet gjerësisht në fushës e farmaceutikës, e kjo jo për mirë.

E gjitha lidhet me dy kompanitë e tjera që Shehu ka, po në fushën e farmaceutikës, "MEGA STORE" dhe “MEDICAMENTA”. Të parën e ka plotësisht në emrin e tij, ndërsa në kompaninë e dytë, 60% të aksioneve i ka "Farmacia Celesia srl”, që thuhet se ka pronar italianët Ricardo Celesia, Masimo Daverio e Lorenzo Peraldini, por në “QKR”, nuk rezulton e regjistruar. Pra është një kompani fantazmë, pronarët e vërtetë të të cilës, nuk dihet se kush janë.

Ndërsa në Unipharma, Shehu është pronar i barabartë me Gaçin.

Por kush është Ilir Shehu?

Disa vite më pare, Ilir Shehut i doli emri si i përfshirë në një skemë të fëlliqur mashtrimi me barna, ku ishte implikuar dhe një farmacist i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Teresa”.

Skema u zbulua dhe ishte shumë e thjeshtë; farmacisti Isnih Bajrami merrte barnat e shtetit, të cilat duhet të ofroheshin falas për pacientët. Të sëmurëve u thoshte se barnat ishin në mungesë, por u siguronte se mund t’ua gjendte ai “në të zezë”, sigurisht që përkundrejt pagesës. Kështu, farmacisti zëvendësonte barnat e farmacisë shtetërore me barnat e skaduar të kompanive dhe ua shiste pacientëve, duke u rrezikuar jetën përveçse i mashtronte. Në këtë skemë mashtrimi nuk kurseheshin as pacientët që duhet me patjetër të kryenin kimioterapi dhe çdo ditë luftonin me vdekjen. Po ashtu, Ilir Shehu ka qenë pjesë e listës të të gjobiturve të Autoritetit të Konkurrencës, pasi u zbulua se u kishte shitur shqiptarëve dezinfektantë dhe maska me vlerë tejkaluar çmimit normal gjatë periudhës së koronavirusit.

Mashtrimet dhe abuzimet me çmimet nuk e ndalën biznesmenin, i cili me “MEDICAMENTA” ka marrë rreth 608 kontrata publike, me vlerë 910 874 907,65 lekë pa TVSH. Sigurisht që shumë tendera që mund t’i kenë marrë në bashkëpunim edhe me UniPharma, por të dhënat nuk janë të publike. Në historikun e punëve të pasqyruar në “Open Data” listohen institucionet kontraktuese të kompanisë që janë si më poshtë: Ministria e Shëndetësisë; Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"; Spitali Sarandë; Spitali Universitar i Traumës; Spitali Rajonal “Memorial” Fier, e dhjetra të tjera. Vetëm se në këtë rast ka problem. Nëse “MEDICAMENTA” i ka publike të gjitha kontratat që ka marrë, si në “Open Procurement”, Unipharma s’ka asgjë. Vetëm fitimet janë të reflektuara në faqen e tyre të “OD”.

Kompania ka nisur në 2017 me humbje, 5.7 milionë lekë të vjetra. Gradualisht është rritur dhe në vitin 2022, ka fitim 760 mijë euro. Pra nga minus, për 6 vite ka shënuar fitime marramendëse. Por si?

BIZNESI e ardhmja e ish-politikanit

Po në tetor, në 2015, Gaçi që tashmë po merrte fitime të kënaqshme nga kompania e farmaceutikës, krijoi “AG.TÇ”, e cila do të shërbejë për 2 raste investimesh të ish-deputetit socialist. Në fushën e veprimtarisë së saj, kjo kompani parashikon import-eksoporte dhe INVESTIME NË HOTELERITURIZËM. Kjo e fundit është fjala kyçe. E njëjta kompani është ajo që ka marrë tokën në plazhin e Gjilekës në Himarë duke e kthyer Gaçin në investitor strategjik të vendit. Pra në 2015 u hap kompania.

2 vite më pas, më 26 shkurt 2020, Stavri Mëhilli shiti pronën tek kompania e Artan Gaçit për 120 milionë lekë të vjetra, pra për 21 mijë lekë të vjetra/metri. Përtej procedurës që është e dyshimtë dhe po hetohet edhe nga SPAK, me rëndësi është fakti që në 2022, Qeveria vendosi që t'i jepte në përdorim për 30 vite pronën në plazhin e Gjilekës, një kompanie amerikane. Paratë ndërkohë i kishte paguar Gaçi, por edhe me këtë kompaninë amerikane nuk ishin të panjohur. “AGTÇ Hotel Management” në regjistrin kombëtar të bizneseve rezultonte në pronësi të Tawni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, por kishte dhe leje qëndrimi në Shqipëri. E reja nga Amerika është e dashura e vëllait të Olta Xhaçkës, bashkëshortes së Gaçit. Pra me pak fjalë, biznes familjar. Edhe për emrin e kompanisë amerikane nuk u lodhën shumë ta mendojnë, thjesht “AG.TÇ” së Gaçit, i hoqën pikën nga emri dhe “voilà”…gjithçka gati!

Biznesi po ecte mirë dhe me fitimet, siç bën çdo sipërmarrës i mirë, Artan Gaçi vendosi që të investonte sërish. Kësaj here, pranë bashkëshortes. Në kohën kur Olta Xhaçka garoi në Korçë e Kolonjë në vitin 2021, Gaçi pa të udhës të ngrinte një hotel të rrallë, përrallor në Leskovik.

“Korça, Familja ime. Rikthim tek rrënjët e mia, tek origjina e fëmijëve të mi. Në Korçë nga sot, për të vijuar projektin e së ardhmes me Nikon dhe ekipin e një qarku përherë fitues. E privilegjuar që këto zgjedhje do punoj me Erjonin në Kolonjën fisnike, ku nuk ka kohë për pushim, për vijimin e punëve të mira të nisura,”-shkruante socialistja në nisje të fushatës, gjatë së cilës duket se paska bërë më shumë se thjesht qarjen e halleve të qytetarëve, të cilëve u kërkoi votën. Ka pasur kohë që të inspektojë Leskovikun, vendin ku i shoqi ka ngritur një kështjellë në mes të askundit.

Më 23 janar 2023, Artan Gaçi themeloi “Melesin”.

Se me çfarë burimi u ndërtua ky objekt, kjo është e panjohur për publikun, së paku nga informacionet që kemi filtruar në kërkimin tonë online. Melesin nuk është një hotel restorant i thjeshtë. Kushdo që kërkon për të, gjen shumë pak informacion. Mënyra e vetme për të rezervuar është “booking”, pasi ky hotel nuk është i reklamuar as në Instagram dhe në asnjë kanal tjetër social.

Pak e çuditshme kjo për një objekt të ndërtuar me qëllime biznesi e që do të duhet të kishte fokus klientelën. Si ka mundësi që investohen kushedi sa para për të ngritur një biznes, të cilin e fsheh në një skutë, kur në fakt duhet të ndodhë e kundërta!

Këto pyetje, ende pa përgjigje rëndojnë mbi dyshen Xhaçka-Gaçi, ndërsa ZËRI iu ka dërguar disa herë një kërkesë për informacion, por ende deri në botimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë një përgjigje. Është e çuditshme pasurimi i të dyve, në një kohë kur në të dyja deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI, çifti rezulton pa një pasuri të konsiderueshme që do të justifikonte ndërtimin e një hoteli me vlerë disa milionë euro.

Por teksa e gjithë vëmendja tashmë është mbi resortin që Gaçi është duke ndërtuar në Himarë, ku është deri më tani i përjashtuar nga dosja që çoi në arrestimin e Jorgo Goros, të gjithë jemi të habitur. Si u pasuruan Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi në këto vite?

Marrë nga Zëri.ai

artan gaçi olta xhacka

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...