Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
FOTOLAJM/ Rama takim me Erdogan në SHBA, kryeministri ndan pamjet
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, në takim ka marrë pjesë ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe dy delegacionet, ai turk dhe ai shqiptar.
22 September 2024, 21:54Nga r.ll
erdogan, rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama, është takuar pasditen e sotme në New York me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Ishte vetë kryeministri, ai që ka ndarë fotot me liderin turk në një postim në rrjetin social Facebook. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, në takim ka marrë pjesë ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe dy delegacionet, ai turk dhe ai shqiptar.
Kryeministri po merr pjesë në punimet "Samitit për Ardhmen" në Asamblenë e OKB-së. Më herët ai mbajti fjalën e tij para liderëve botërore, ku tha se Shqipëria mbështet totalisht "Paktin e së Ardhmes. Teksa përmendi shenjtoren Nënë Tereza si një shembull shqiptar për botë dhe për të cilën tha se na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe, Rama u shpreh se të njëjtit parimi i qëndron me formimin e Shtetit Sovrat të Urdhrit Bektashi që do të krijohet në Tiranë. Ai tha se qeveria e Shqipërisë mbështet transformimin e urdhrit botëror bektashi në kryeqytet. Ai tha ndër të tjera se Shqipëria është një vend i bashkëjetesës dhe tolerancës në mes të trazirave kudo në botë.