21 February 2026, 13:00
Nga E. D
pamje nga xhamia
TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike, ku u hodhën molotovë e gaz lotsjellës pranë ambienteve të xhamisë së Namazgjasë. Me anë të një deklarate, KMSH theksoi se incidenti ka ndodhur në një kohë kur besimtarët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të falur namazin e Teravive dhe disa prej tyre kanë mbetur të lënduar. Në deklaratën e saj, KMSH shpreh “indinjatën e thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve”, të cilët po ushtronin në paqe ritet e tyre fetare.
REAGIMI
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive. Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.
Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër./Dosja.al
komuniteti mysliman i shqipërisë
Aktualitet
21 February 2026, 12:51
E. D
TIRANË- Gëzim Allçi, personi i cili i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi si edhe p...
Aktualitet
21 February 2026, 11:52
E. D
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar në Unazëm e Madhe, duke transportuar kanabis me qëllim shitjen....
Aktualitet
21 February 2026, 11:42
Elton Qyno
Vetëm një ditë pasi televizioni “Syri”, publikoi dokumentet e prokurorisë së posaçme SPAK, që urdhëronte...
Aktualitet
21 February 2026, 11:30
I.A
TIRANË- Zhvillimet urbane moderne nuk ndërtohen më vetëm për të ofruar banesa, por për të krijuar komunitete funksiona...
Aktualitet
21 February 2026, 11:16
E. D
foto ilustuese
GJIROKASTËR- Një sherr për pronën mes dy personave në Gjirokastër ka sjellë agravimin e situatë...
Aktualitet
21 February 2026, 11:11
E. D
pamjet
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, ku 31-vjeçari...
Aktualitet
21 February 2026, 11:00
E. D
foto ilustuese
POLONI- Pas tërheqjes nga Konventa e Otavës Polonia dëshiron ta mbrojë kufirin e saj lindor me mina kundë...
Aktualitet
21 February 2026, 10:36
E. D
TIRANË- Policia e Tiranë ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me personat e arrestuar pas protestës së djeshme të Part...
Aktualitet
21 February 2026, 09:35
E. D
ITALI- Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar, banues në Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), është gjetur pasditen e së...
Aktualitet
21 February 2026, 08:44
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, janë shoqëruar gjithsej 52 persona n&...