LIVE UPDATES
Politike

Gazetari amerikan: Jam kurioz nëse Sekretari Rubio do t’i heqë non gratën Sali Berishës

Sipas tij, mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja do të ndryshojë qasjen ndaj Sali Berishës, tashmë që në pushtet është administrata e Donald Trump dhe ka dënuar aktivitetin e fondacionit Soros.

11 March 2025, 08:26 Nga r.ll
Gazetari amerikan: Jam kurioz nëse Sekretari Rubio do t’i heqë
gazetari

TIRANË- Gazetari amerikan Tyler O’Neil thotë se pret që të shikojë nëse Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të marrë ndonjë vendim për t’i hequr non gratën kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, O’Neil, i cili ka raportuar edhe në Kongresin amerikan për keqpërdorimin e fondeve të USAID, përmendi edhe lidhjen e Shqipërisë me fondacionin Soros.

Sipas tij, mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja do të ndryshojë qasjen ndaj Sali Berishës, tashmë që në pushtet është administrata e Donald Trump dhe ka dënuar aktivitetin e fondacionit Soros.

Pjesë nga intervista: 

Blendi Fevziu: Duke qenë pak më global, mendoj se USAID-i ka pasur rëndësi kritike për sa i përket ndihmave të ofruara ndaj njerëzve dhe shteteve të varfra dhe demokracisë. Tanimë çdo gjë është ndalur. Çfarë mendoni për këtë ide?

Tyler O’Neil: Jo çdo gjë është ndalur. Sekretari i Shtetit Marco Rubio e ka bërë të qartë se disa grante dhe ndihma jetëshpëtuese do vijojnë të ofrohen. Megjithatë mendoj, dhe është e rëndësishme ta vendosim këtë gjë në kontekst: USAID-i, edhe pse ofron ndihmë për njerëzit, qëllimi i tij ka qenë ushtrimi i forcës së butë të Shteteve të Bashkuara nëpër botë. Gjatë administratës së Biden-it si edhe gjatë administratave të tjera, kemi mira fonde të USAID-it të cilat ia janë dedikuar kauzave të ndryshme të cilat nuk gëzojnë mbështetjen e të gjithë amerikanëve dhe të cilat në fakt cenojnë lidhjet tona me shtete të ndryshme nëpër botë. Promovimi i ideologjive të ndryshme, si ideologjia e gjinive, dhe promovimi në diversitet, barazi dhe gjithëpërfshirje, pra ideologji marksiste e maskuar me gjuhë të bukur. Ajo çka bërë Trump-i është se ka ngrirë një pjesë të konsiderueshme të këtyre fondeve për tu siguruar që mund të shkoj përshtat avancimit të interesave të Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën dhe jo prezantimi i një ideologjie që shpesh është në mospërputhje jo vetëm me qytetarët amerikanë dhe paratë e taksapaguesve por po ashtu edhe me disa shtete të cilat jo domosdoshmërish i mbështesin këto ideologji. Kështu që shpenzimi i parave në promovimin e ideologjive dhe politikave të tilla në fakt na largon me shumë me disa prej aleatëve tanë jashtë vendit.

Blendi Fevziu: Pyetja e fundit dhe duke iu rikthyer çështjes së Berishës dhe shpalljes së tij si non-grata. Jo thatë më parë se është një zgjedhje e bërë nga administrata e Biden-it pas influencës ideologjike, megjithatë është ende e vlefshme. Berisha mbetet ende një person i shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve dhe tanimë që Sekretar i Shtetit është Marco Rubio i cili i ka dërguar letër ishs-Sekretarit të Shtetit Blinken për këtë arsye, jo për Berishën po për familjen Kishner.

Tyler O’Neil: Mendoj se ajo çka do të shohim, dhe në fakt jemi duke e parë te Administrata e re, është ndryshim politikash në çështje të ndryshme. Jam shumë kurioz të shikoj nëse Marco Rubio do të ndërmarrë ndonjë qëndrim për të ndryshuar shpalljen e Berishës së person non-grata, nëse ka për të rikonsideruar qëndrimin amerikan kundrejt Shqipërisë në përgjithësi dhe nëse është duke parë ndikimin e Soros-it te USAID-i dhe agjencitë e tjera dhe kjo do të sjellë një ndryshim të qasjes së Shteteve të Bashkuara kundrejt çështjeve në Shqipëri dhe sidomos çështjes së Sali Berishës./ TvKlan

tyler o neil sali berisha marco rubio

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë