Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Vuçiç tha më tej se ai u vu në shënjestër nga mediat pranë opozitës kur foli për një ndryshim të mundshëm në rrjedhën e ujit të Ibrit.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve të ndërkombëtarëve. Duke komentuar zhvillimet e fundit, Vuçiç foli edhe për Nenad Rashkoviç, i cili ka pretenduar se është dhunuar nga Policia e Kosovës.
Presidenti serb i cilësoi këto pretendime si pjesë të asaj që ai e quajti gënjeshtra të tmerrshme që vijnë nga Prishtina, ndërsa kritikoi edhe heshtjen e ndërkombëtarëve. Ai theksoi se do ta vizitojë sërish në spital Nenad Rashkoviçin, ndërsa akuzoi Prishtinën për përhapjen e informacioneve të rreme.
Vuçiç u ndal edhe te debati për rrjedhën e lumit Ibër, duke thënë se ishte vënë në shënjestër nga mediat pranë opozitës. Vuçiç nuk i kurseu kritikat ndaj Prishtinës dhe ndërkombëtarëve, duke pretenduar se synimi është dobësimi i lidhjeve të serbëve të Kosovës me Beogradin.
“Ata duan të shohin një Kosovë të pavarur me çdo kusht dhe duan të ushtrojnë sa më shumë presion mbi Serbinë që ajo ta njohë një Kosovë të pavarur. Kjo nuk do të ndodhë pavarësisht se sa i madh është presioni. Dje ata shpikën një histori se si serbët luftuan me njëri-tjetrin. Unë do ta vizitoj sërish në spital Nenad Rashkoviç. Jam i tmerruar nga gënjeshtrat që vijnë nga Prishtina. Dhe çfarë heshtjeje monstruoze nga e ashtuquajta bashkësi ndërkombëtare.
E patë se çfarë gjuetie nisi kundër meje kur përmenda diçka që ishte një ide legjitime boshnjake për të ndërtuar një hidrocentral të kthyeshëm pranë Ribariçit, i cili ndryshon pjesërisht rrjedhën e Ibrit. Dhe kjo është një ide nga 20, 30 vjet më parë. Pse? Sepse duhet të shtypësh çdo ide serbe të rezistencës në rrënjë. Sepse një serb nuk duhet të jetë serb. Sidomos një serb në Kosovë nuk duhet të jetë serb, ai duhet të jetë serbi i Rashiçit dhe Kurtit. Ai nuk duhet ta ketë Beogradin si kryeqytet, por Prishtinën dhe Tiranën e ndoshta Brukselin”, tha ndër të tjera Vuçiç./Dosja.al
Pamje nga mbledhja MALIQ- Në Njësinë Administrative Pirg dhe Vreshtas janë mbajtur dëgjesat publike, në kuad&...
Partia Demokratike TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, përmes një deklarate për mediat, ka denoncuar konces...
Vjosa Osmani KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme Beki Sylejmanin, i dyshuar për kanosje të drejtpë...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duh...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e K...
KOSOVË- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës PDK dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Sa herë që bllokohej situata rreth krijimit të institucioneve të Kosovës gjatë viti...
Arben Visoqi KOSOVË- Arben Visoqi, efektiv i Policisë së Kosovës dhe kunati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftu...
Vjosa Osmani KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës p&eum...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar publikisht monitorimin me kamera të takimeve të tij m...