30 May 2026, 15:58
Nga D.S
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa e ka cilësuar rrotacionin politik si një "nevojë ekzistenciale kombëtare".
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria po kalon një krizë të thellë besimi pas një "shkretëtire 13-vjeçare" nën një regjim që sipas tij ka shkrirë shtetin me partinë.
Demokrati theksoi se, roli i intelektualit në demokraci është themelor ku nuk duhet të imponojë të vërteta absolute, por të veprojë si një ‘rojtar kritik’, duke nxitur mendimin e lirë.
Fjala e Agron Gjekmarkaj:
"I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, Të nderuar delegatë. Të nderuar demokratë,Të dashur qytetarë të Shqipërisë, bashkatdhetarë në Diasporë, Ky Kuvend është mundësia e vetme për të ardhmen e Shqipërisë, për demokratët dhe qytetarët shqiptarë.
Vizioni ynë dëshmon se ne, demokratët, kemi hyrë në fazën e ndërtimit të një projekti kombëtar, jetik për Shqipërinë, demokracinë dhe integrimin europian!
Me peshën e Kryqit mbi shpinë, kaluam shkretëtirën 13-vjeçare nën një qeverisjeje kleptokratike, që ka shkrirë në një shtetin dhe partinë, e cila ka rindërtuar sigurimin e shtetit në formën e patronazhistëve, nën një parti me instinkt kriminal që në gjenezë, nën një Kryeministër, tashmë nyje gordiane për një shoqëri të tërë! Partia Demokratike do ta presë atë nyje, ashtu si 35 vjet më parë rrëzoi atë shtatore dhe atë mur! Shqipëria, në zemër të identitetit europian, nuk mund të mbetet më robinjë e një kaste që vjedh ditën e natën-që as ka besë as ngjall shpresë-e cila rrënjët i ka në korrupsion, trupin në banalitet, kokën në krim të organizuar
Po zemrën? Zemër nuk ka. Shqipëria po përjeton një krizë më të thellë: krizën e besimit. Prej vitesh Kryeministri, qeveria, pseudomazhoranca nuk njohin as kufij moral, as ndjesi njerëzore, as virtyte kombëtare! Kudo është mbjellë një lodhje shoqërore që buron nga iluzioni i stimuluar se ndryshimi politik është bërë i pamundur, i padobishëm, i panevojshëm! Kjo është autoçensura e re! Këtu, në këtë Kuvend, nis përgjegjësia jonë historike, madhështia e qytetarëve të lirë!
Partia Demokratike është e vetmja alternativë reale, misionare dje, misionare sot, misionare nesër!
Ne jemi Partia që ndan epokat: 36 vjet më parë ndamë diktaturën nga demokracia, sot ndajmë demokracinë nga autokracia, këtë neo diktaturë të rilindur. Ne jemi Partia që ndan të shkuarën nga e ardhmja, Imoralitetin dhe injorancën nga morali dhe kultura, Errësirën nga drita, Ndershmërinë nga batakçillëku, Punën nga korrupsioni. Ne nuk jemi vetëm kundërshtarë të qeverisë, ne jemi alternativa e gatshme për të qeverisur. Ashtu siç kemi bërë për 13 vjet, me kompetencë, përmbajtje, standarde, shtet ligjor, NATO, Shqipëri pa viza, infrastrukturë moderne, luftë dhëmbë për dhëmbë me mafien dhe krimin e organizuar. Një thirrje e kam për intelektualët e këtij vendi: të dalin nga heshtja dhe t’u druhen mureve të konformizmit!
Roli i intelektualit në demokraci është themelor: ai nuk duhet të imponojë të vërteta absolute, por të veprojë si një ‘rojtar kritik’, duke nxitur mendimin e lirë, përfshirjen dhe dialogun, me qëllim që të luftojë apatinë qytetare dhe dezinformimin që e relativizon atë vetë! Në këtë Kuvend do të vendosim që në vitet që vijnë të bëjmë gjithçka, më shumë, më mirë, për t’u dhënë shqiptarëve Shqipërinë europiane! Do ta bëjmë sepse ne jemi modernë dhe konkurrues: në vizion, organizim, program dhe, mbi të gjitha, në kulturën tonë demokratike, profesionalizmin, integritetin, ekipin qeverisës.
Rrotacioni politik nuk është as dhuratë, as objektiv elektoral, por nevojë ekzistenciale kombëtare, jetë e frymëmarrje, ligjësi e zhvillimit dhe vlerë demokratike; ai i jep fund tiranisë së shumicës, ndërtuar mbi vota të grabitura, mbi farsë elektorale! Historia moderne na ka çertifikuar në dhjetor 1990, mars 1992, në 2005 e 2009 dhe do të na riçertifikojë në zgjedhjet lokale të vitit 2027 e në ato të procesit të ardhshëm politik! Fitorja e nesërme nis që sot, në këtë Kuvend. Rroftë Shqipëria!
Rroftë Partia Demokratike!", tha Gjekmarkaj./Dosja.al
agron gjekmarkaj pd
Politike
30 May 2026, 15:51
D.S
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar procesin e votimit për përzgjedhjen e strukturave të reja...
Politike
30 May 2026, 15:37
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur votën e tij për zgjedhjen e anëtarëv...
Politike
30 May 2026, 15:33
D.S
Floriana Garo
TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka publikuar rezoluten ku deklaron se Shqipëria ndodhet në nj&eu...
Politike
30 May 2026, 14:51
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Kuvendin Kombëtar se besimi te fitorja ka qenë shtysa kryesore q&eu...
Politike
30 May 2026, 14:10
E. D
Arlind Qori
ZVËRNEC- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori e ka quajtur të papranueshëm faktin që Policia e Shtetit nuk ka ...
Politike
30 May 2026, 14:33
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së ndryshime...
Politike
30 May 2026, 14:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka ‘spastruar’ listën e vjetër të Këshillit Kombëtar të...
Politike
30 May 2026, 14:13
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në Kuvendin Kombëtar prioritetet kryesore të programit politik të...
Politike
30 May 2026, 14:08
E. D
Kuvendi Kombëtar
TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar tetë ndryshimet në Statuin e partisë. Kë...
Politike
30 May 2026, 14:05
E. D
Peter Beyer
TIRANË- Deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU/CSU, Peter Beyer, i është drejtuar me një mesazh Kongresit të Partis&eu...