24 July 2026, 10:57
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme për pavlefshmërinë e Olsi Dados si Prokuror. Mësohet se Administrativa nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes së ngritur nga Veliaj, duke bërë që padia të rrëzohet automatikisht.
Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.
Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.
Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al
erion veliaj olsi dado
Politike
24 July 2026, 10:43
I.A
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar kundër përfshirjes së zonave të Shalës, Sh...
Politike
24 July 2026, 10:33
I.A
Gjykata Administrative
TIRANË- Ish-prokurori Tom Deda ka kërkuar nga Gjykata Administrative që të përfshihet si palë e tret&e...
Politike
24 July 2026, 09:31
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrati...
Politike
24 July 2026, 09:15
I.A
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, sot pritet të caktojë datën për mbajtjen e...
Politike
24 July 2026, 08:56
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Admini...
Politike
23 July 2026, 21:41
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se thirra e protestuesve “Rama jepe dorëheqjen” është bë...
Politike
23 July 2026, 19:50
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i nisur kërkesë zyrtare Ministrit te Bren...
Politike
23 July 2026, 18:50
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar ndalimin e gazetares së Citizen Channel, nga policia gjatë ditës së sotme...
Politike
23 July 2026, 18:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar dhunën e bërë nga policia ndaj protestuesve. Përmes një deklarate,&...
Politike
23 July 2026, 17:13
G.M
Foto
TIRANË- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit me 83 vota pro dhe 2 kundër. ...