11 May 2026, 10:06
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e kaluar, Meta u shfaq pas kafazit të xhamtë, për herë të parë që pas arrestimit të tij, ku lëshoi akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm.
Ish-presidentit iu rrëzua kërkesa që gjyqi të transmetohet drejtpërdrejtë nga mediat, por pak momente të çeljes së seancës ku kamerat u lejuan, ish-presidentit u shfaq për herë të parë në publik, pas arrestimit, ku u pa se kishte pësuar një transformim të dukshëm fizik.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
ilir meta
Politike
11 May 2026, 09:19
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se...
Politike
11 May 2026, 08:58
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë so...
Politike
10 May 2026, 22:22
D.S
Osmani- Abdixhiku
KOSOVË- Ish-presidentja Vjosa Osmani, e ka quajtur kreun e LVV, Albin Kurtin ''të pangopur'. Në një tubim n&eum...
Politike
10 May 2026, 21:45
D.S
TIRANË- Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me një gjyq që ka fituar kryeministri Edi Rama kund&eum...
Politike
10 May 2026, 19:56
D.S
Edi Rama
TIRANË- Dy vite më pas Shehaj do të shkarkohej nga kjo detyrë e u kthye në një kritike të fortë t&eu...
Politike
10 May 2026, 19:08
D.S
Ervin Salianji
PESHKOPI- Ervin Salianji ka reaguar pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike. Gjatë fjalë...
Politike
10 May 2026, 19:01
D.S
Ervin Salianji
PESHKOPI- Ervin Salianji ka vijuar kritikat ndaj lidershipit aktual të Partisë Demokratike, duke deklaruar se, ndrys...
Politike
10 May 2026, 18:52
D.S
PESHKOPI- Ervin Salianji ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ai nuk e sjell dot PD n&e...
Politike
10 May 2026, 18:50
D.S
Ervin Salianji
PESHKOPI- Ervin Salianji ka deklaruar se lëvizja e nisur prej tij, do të shtrihet edhe në kryeqytet. Salianji ka v...
Politike
10 May 2026, 18:46
D.S
Ervin Salianji
PESHKOPI- Ervin Salianji deklaroi se Partia Demokratike duhet të kthehet te vlerat themeluese të saj.
Në një...