27 March 2025, 13:58
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se grabitja e 24 hektarëve nga Rama ndodhi në një prej kanioneve më të bukura të botës, kanioni i Gjipesë, i vlerësuar nga studiuesit ndërkombëtarë për vlerat e tij. Në konferencën me gazetarët, Berisha theksoi se kjo tokë është shtrirë nën manastirin e Skutarisë dhe se nuk ka asnjë dokument që reforma agrare të ketë prekur ndonjë pronë të familjes Koleka, lidhur me një mekanizëm grabitjeje të tokave.
"Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare, e cila prekte çdo pronë mbi 5 hektarë, të ketë bërë ndërhyrjen më të vogël për të marrë ndonjë copë tokë nga familja Koleka, xhinsi i Edi Ramës, krahu i Edi Ramës. Pra, investigimet që ka bërë gazetari investigativ, zoti Armand Maho, ndriçojnë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare gjithë falsitetin dhe mekanizmat që u përdorën për të plaçkitur një pronë publike apo të kishës, e cila nuk është kurrë e vërtetë që thotë shtrihet atje lart në male, por shtrihet nën manastirin e Skutarisë, një nga tokat më të bukura aty. Dhe shtrihet në njërin nga 20 kanionet më magjepsëse të planetit, që është kanioni i Gjipesë, i vlerësuar nga studiuesit ndërkombëtarë për vlerat e tij.
Unë e përgëzoj dhe e falënderoj shumë zotin Maho për këtë investigim që ka bërë. Natyrisht siç e dini vetë ju, mburoja e tij është Skapi i partisë dhe Sadushi i partisë që nuk nxjerr dosjen për të parë të gjithë veprimtarinë dhe falsifikimet që ka bërë familja e afërt me Ramën. Bashkë me Nushët. Ata Nushët kanë qenë edhe më të varfër se keta. Ndërkohë në tokat e plaçkitura, aty pa leje fare janë ndërtuar fshatra turistike nga Vilma Nushi, e cila ëshët, ç’t’i thuash. Ma mirë ta lëmë ashtu siç është. Unë e kuptoj që mediat e mëdha do e censurojnë sepse po më censurojnë përditë programin. Ne flasim para jush për programin, 4 mediat e mëdha në garë se si e si të censurojnë më shumë. Dhe japin gjithë ditën zhapikët, hardhucat, bretkosat, thithlopat që përdor ai nga mëngjesi gjer në darkë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
27 March 2025, 13:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, së bashku me familjen e tij i kanë rrëmbyer Kish...
Politike
27 March 2025, 12:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, MPJD ka reaguar ashpër ditën e sotme...
Politike
27 March 2025, 12:31
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dh...
Politike
27 March 2025, 12:16
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe ...
Politike
27 March 2025, 12:10
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin “Match-Maker Albania 2025” ku të pranis...
Politike
27 March 2025, 12:10
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dh...
Politike
27 March 2025, 12:09
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje investitorëve dhe sipërmarrësve që të investojnë...
Politike
27 March 2025, 11:47
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe Industr...
Politike
27 March 2025, 09:30
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin e rezultatateve të zgjedhjeve...
Politike
27 March 2025, 09:19
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka replikuar me një komentuesit i cili u shpreh se ...